Edmond Budina: Atyre nuk u intereson arti, aty ka interesa mafioze

0
154

Regjisori Edmond Budina ka kritikuar politikanët që duan të prishin teatrin, duke u shprehur se do të ishte më mirë nëse ndërtohen disa salla të reja, por të mos prishen ato ekzistuese.

Budina është shprehur më tej i bindur, se pas prishjes së Teatrit Kombëtar qëndrojnë interesa mafioze.

Sigurisht që duhet një teatër, patjetër që po, duhen shumë madje. Edhe në kohën e komunizmit kishte shumë salla. Pse të mos ketë edhe sot shumë salla. Ne po shkatërrojmë 4 salla për të ndërtuar një. Pse të mos i ruajmë këto 4 salla dhe të ngremë edhe të reja. Atyre nuk iu intereson arti, aty ka interesa mafioze, tashmë për këtë jam i bindur”, tha Budina.

Regjisori shkoi më tej, duke i quajtur politikanët hipokritë dhe të pashpirt, se nuk iu intereson populli.

Unë shoh disa politikanë hipokritë dhe të pashpirtë. Nuk shoh politikanë që t’i trajtojnë njerëzit me respekt, që t’ju mbushen sytë me lotë”, ka thënë Budina.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here