“Prej hundësh do ua nxjerr paratë”, Basha u premton naftëtarëve vetting për zyrtarët që do të marrin në dorë…

0
108

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha në një takim me naftëtarët e Ballshit u shpreh se përgjegjës për situatën ku ndodhen punëtorët e rafinerisë është e gjitha përgjegjësi e qeverisë dhe zyrtarëve dhe jo e privatit.

Ai u zotua se kur ai të jetë kryeministër do të mbajë të gjitha përgjegjësitë. Ndërsa i premtoi se do tua kthejë të gjitha paratë që u javë vjedhur, por këto para nuk do ti japë nga taksat e qytetarëve, por do tua marrë të gjithë zyrtarëve që sipas tij i kanë vjedhur.

Basha u premtoi naftëtarëve se kur PD-ja të vijë në pushtet do të bëhet vetting për zyrtarët që do të marrin në dorë rafinerinë e naftës.

“Nuk dua të lë jashtë vëmendjes sakrificat e grave tuaja, dua ti nderoj ato sot, pasi akti i tyre për hyrjen në grevë urie, ky është vendi këtu para rafinerisë ti them se forca juaj si nëna që si punonjëse të këtyre toka është e pamasë.

Kushti 1 është që politika mos ti hyjë kësaj çështje me çfarë do të përfitojë nga kjo gjë dhe të mos vijnë këtu me qëllimin se çfarë do të fusin në xhep. Kjo pasuri i takon këtij populli.

Premtimi im është dhënia fund e pandëshkueshmërisë nuk do të ketë mbrojtje për asnjë nga zyrtarët që merret me arin e zi, ata do të ballafaqohen me të gjithë institucionet, me policinë e antimafian.

Me zyrtarë shqiptarë që do të jenë me vetting të pandërprerë politike dhe privat, pasi do të kenë në dorë një pasuri të madhe. Këtë e marr unë përsipër, me ndihmën e Alibeajt, apo të tjerëve.

Por e marr unë përsipër. Ai që erdhi para jush me premtime të mëdha, vetëm e përkeqësoi gjendjen tuaj. Është kjo garanci që ju jap sot, është ky zotim që ju jap sot ku jemi ulur këtu para kësaj porte që ngjall trishtim. 

Përgjegjësinë dhe garancinë për këtë e marr unë sot për këtë. Përgjegjësia është për mua dhe e mbaj unë. Nuk mund të thuash që kjo është punë e privatit. Përgjegjësi është dhe do të jetë kryeministri, përgjegjësia është e qeverisë.

E mbaj mend se çfarë ju kam thënë ato para ju do ti merrni si detyrim, por ky është premtimi im ndaj jush. Asnjë qindarkë nuk do të paguhet nga taksapaguesit, por do tia nxjerrim ngado që i kanë do ja nxjerrim dhe nga hundët atyre që jua kanë vjedhur.

E rëndësishme është që kjo pasuri që bekon një grusht njerëzit, kjo pasuri duhet tu kthehet shqiptarëve. Gjithë pasuritë tona, nafta kromi. Të gjitha ato që prodhojnë mirëqenie kanë përfunduar në një grusht njerëzish. Shqiptarët e gjejnë veten jashtë ligjit, institucioneve. Premtimi i parë është ti kthejmë politikes fytyrën njerëzore.

Duhet që politika të jetë një mision në shërbim të njerëzve, Sa herë të shikoni njerëz, kryeministra që bëjnë fjalë të mëdha dhe veshje të çuditshme kuptoni që pas asaj shfaqje fshihet një grabitje e madhe,. Sa herë të dëgjoni daullet e teatrit zhurmë madh fshihet një grabitje.” -tha Basha.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here