Nën kujdesin e Presidentit Meta, del kënga për poetin disident Havzi Nela, u dënua me varje nga regjimi (VIDEO)

0
396

Havzi Nela njihet si prej poetëve kundërshtarë të regjimit komunist, i cili që prej vitit 1967 u burgos dhe internua derisa në vitin 1988 u var në mes të Kukësit. Në nder të poetit disident  është publikuar sot një këngë, e cila sic thesohet në nisje të saj është mundësuar nën kujdesin e veçantë të Presidentit Meta. Kënga për Havzi Nelën është kënduar nga Nexhip Dida, Perlat Sheqeri dhe Dritan Jashari.

Havzi Nela ishte njëri nga ata njerëz që s’u pajtua asnjëherë me të keqen, që solli dhe po e sillte vazhdimisht regjimi komunist në Shqipëri gjatë viteve të sundimit të tij 50-vjeçar.

Më 22 maj 1967, dënohet me l5 vjet heqje lirie dhe konfiskim të pasurisë, ndërsa bashkëshortja e tij me 10 vjet të lirisë. Më 8 gusht 1975, ridënohet me 8 vjet heqje lirie. 19 dhjetor 1986, lirohet nga burgu. Më 12 tetor 1987 – internohet në Arrën.

 

Ishte data 10 gusht 1988, ora 02:00 të mëngjesit, kur poeti Havzi Nela mbylli sytë përgjithmonë pasi u ekzekutua me varje në mes të qytetit të Kukësit, pas miratimit përfundimtar të dënimit me vdekje nga anëtarët e Presidiumit të Kuvendit Popullor të Shqipërisë, të drejtuar nga Ramiz Alia.

Havzi Nela, pas një kalvari vuajtjesh dhe internimesh në kampet famëkeqe të komunizmit, u mbyll në burgjet e Burrelit dhe Spaçit, e më pas,  më 10 gusht 1988, u var në qendër të qytetit të Kukësit me akuzën e tradhëtisë së lartë ndaj atdheut. Poeti Nela ka qenë gjithmonë kundër diktaturës dhe nuk u pajtua kurrë me komunizmin.  Pikërisht, komunizmi me të cilin nuk pajtohej Havzi Nela, ishte regjimi që ia mori jetën atij dhe mijëra të tjerëve,  një regjim që sipas Kryeministrit aktual të Shqipërisë, Edi Rama,  babai i tij Kristaq Rama ishte “në anën e duhur të historisë”. Ky i fundit ishte një ndër 5 firmëtarë për varjen e poetit Havzi Nela. Gjykimin më tej ja lemë në dorë lexuesit.

 

Dokumenti me frimat e atyre që aprovuan varjen e Havzi Nelës

 

VIDEO E KENGES PER HAVZI NELEN 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here