Mediu takim me banorët në Tiranë: Mos e shisni votën, ky është një regjim antishqiptar, kundër familjes…

0
95

Kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu tha se qytetarët nuk duhet të lejojnë shitjen e votës, pasi përmes saj do të ruajnë dinjitetin dhe të vendosin për një të ardhme më të mirë. Gjatë një takimi  me banorët e njësisë 3 në Tiranë, kandidati për deputet i koalicionit “PD-Aleanca për Ndryshim” theksoi se zgjedhjet e 25 Prillit janë të një rëndësie historike për t’i dhënë fund shkatërrimit të shtetit nga regjimi i korruptuar i Edi Ramës.

Mediu e vuri theksin tek ndërtimi i një ekonomie të fortë dhe funksionale duke luftuar korrupsionin dhe padrejtësitë të shkaktuara nga qeveria Rama dhe që po shkatërrojnë shtetin dhe familjen shqiptare.

Ky është një regjim antishqiptar, kundër familjes dhe kundër njeriut. Mbi 70% e të rinjve duan të largohen. Kjo qeveri nuk ka lënë shpresë për vendin, po e dëbon rininë masivisht. Kemi të gjitha kualitetet për të garantuar të ardhmen tonë, atë që duam. Kjo është një luftë e çdo qytetari për të mos e lejuar shitjen e votës, por për të votuar me dinjitet dhe për një të ardhme më të sigurt”, tha Mediu.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here