Tuesday, May 21, 2024
Home Aktualitet Kryemadhi: Do të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme në zgjedhje, do të votojnë...

Kryemadhi: Do të ketë pjesëmarrje të jashtëzakonshme në zgjedhje, do të votojnë 80% e shqiptarëve

0
83

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se në zgjedhjet e 25 prillit do të ketë një pjesëmarrje të jashtëzakonshme, diku te 80%.

E ftuar në Tempora  në RTV Ora, Kryemadhi u shpreh se qytetarët kanë evidentuar mashtrimet që po ndodhin këto kohë por ata nuk i hipotekojnë dot se janë fiktive këto legalizime.

Pjese nga intervista

Do të jenë një pjesëmarrje e jashtëzakonshme, diku te 80%. Janë 3.5 milionë zgjedhës, por sa u përket shqiptarëve që jetojnë në vend. E ndiej entuziazmin te njerëzit që sakrifikojnë çdo ditë dhe të familjet e varfra që ndjejnë presionin e administratës për ndihmat ekonomike.

Qytetarët kanë evidentuar mashtrimet që po ndodhin këto kohë. Është nisur një cunam me legalizimet, por qytetarët nuk i hipotekojnë dot se janë fiktive këto legalizime. Ne këto raste do t’i çojmë te drejtësia e re. Unë sot kam firmosur sot padinë e dytë sa i përket inceneratorëve të Elbasanit. Janë disa gazetarë që janë në procese gjyqësore me firmat e inceneratorëve, u shpreh Kryemadhi. 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here