“Më kishte marrë malli shumë”, Nuk folën për vite me radhë, pajtohet Eneda Tarifa me Albana Osmanin

0
80

Eneda Tarifa dhe Albana Osmani mesa duket i janë kthyer miqësisë së ngushtë të viteve të shkuara.

Ka qenë Eneda që ka publikuar një foto të Albanës me vajzën e saj dhe krahas tyre ka shkruar: “Tezhe Banin e kishte marrë shumë malli për Arian. Mua edhe më shumë për syçkat e bukura dhe energjinë pozitive që më ka transmetuar gjithmonë kjo vajzë e fortë, artiste që bën gjëra të bukura gjithmonë. Më e fundit ‘Aromë gruaje’. Krenare për ty shoqja ime”.

E sigurisht që nuk do mbyllej me aq. Edhe vetë Albana shkruan pak fjalë në komentet e postimit duke treguar anën e saj të ndjesive nga ky takim special. “Zemrat e mia! Më kishte marë malli shumë! Arian e kam puthur çdo ditë në barkun e mamit dhe pak vite më parë ndërsa erdhi në jete ishte mrekullia më e madhe që mund të ndodhte shoqe, mike, sister! U gëzova shumë që ju pashë. Ma zbukuruat vendin! Ju dua shumë”, ka shkruar moderatorja e njohur.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here