Italia e mbyllur deri në maj, ja cilët rajone do të jenë me të kuqe nisur nga e hëna

0
136

Italia do të vijojë të qëndrojë e mbyllur deri në maj dhe nga e hëna, 29 mars më shumë se gjysma e vendit do të hyjë në zonë të kuqe duke përfshirë Kalabrinë, Toskanën dhe Valle d’Aosta që do t’i shtohen 7 rajoneve dhe provincës autonome të Trentos në të cilën janë në fuqi kufizimet më të vështira, ndërsa Lazio është përsëri në portokalli.

Lehtësimi i masave është parashikuar vetëm për shkollën: kopshtet dhe shkollat fillore do të rihapen dhe nxënësit e klasave të gjashta do të lejohen të kthehen në klasa edhe në rajonet në zonën e kuqe.

Në zonat portokalli të gjithë nxënësit deri në klasën e tetë dhe 50% e nxënësve të shkollës së mesme do të jenë në klasë.

Të gjitha rregullat e tjera mbeten praktikisht të pandryshuara deri në 30 prill, pra asnjë lëvizje midis rajoneve.
Rihapja e kinemave dhe teatrove gjithashtu është shtyrë.

“Masat e miratuara deri më tani na kanë dhënë shenjën e parë të ngadalësimit, por situata është ende delikate”, thotë Ministri i Shëndetësisë Roberto Speranza. Vendimi për të zgjatur shtrëngimin e masave u dha nga drejtuesit, por gjithsesi shkaktoi tension te shumica.

Këto vendime do të hyjnë në fuqi në Itali duke filluar nga 29 marsi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here