Video/ Mbërrin pranë banesës trupi i Arjan Salës, dhjetra familjarë e presin mes dhimbjes prej katër ditësh

0
150

Ka mbërritur pranë banesës së tij trupi i të riut Arjan Sala, i cili u gjet i pajetë pas katër ditësh në magazinën pranë një qendre tregtare në Tiranë.

Trupi i të riut u dërgua fillimisht në morgun e Tiranës, ku u krye dhe ekspertiza, dhe do të dërgohet për në banesën e fundit, gjatë orëve të pasdites.

Prej katër ditësh familjarët e 32-vjeçarit kanë qenë në ankth dhe në agoni, në pritje të një lajmi shpresëdhënës për të riun, që la pas një djalë të mitur, bashkëshorten, vëllanë e vetëm dhe dy prindërit e tij.

Familjen Sala e vizitoi pak minuta më parë dhe presidenti Meta, i cili tha se heroi i vetëm i historisë nuk jeton më, dhe se të gjitha institucionet përgjegjëse duhet të dalin përpara ligjit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here