“Të prekurit nga Covid-19 të lënë në mëshirë të fatit nga qeveria”, Shehu takon banorët në Tepelenë…

0
142

Drejtuesi politik i PD per Qarkun e Gjirokastres, Tritan Shehu u takua me infermierin Xhelil Halili në Tepelenë.

Shehu u njoh me problematikat që ndeshen banoret në Tepelenë e sidomos të prekurit me Covid-19 të cilët janë braktisur nga përkujdesi shëndetësor.

Kostot financiare janë të papërballueshme për pjesën më të madhe të të prekurve me këtë virus, ndërkohë që mjekët e familjes gjenden të pambrojtur për t’u shërbyer atyre.

Në Tepelenë sot të sëmurët me Covid trajtohen në kushte shtëpiake me me terapi spitalore ndërkohë që shpenzimet e mjekimit, analizave etj paguhen direkt nga pacientët pa asnjë lloj rimbursimi.

Spitali Rajonal i Gjirokastrës vazhdon i mbyllur për pacientët e kësaj kategorie ndërkohë që detyrohen marrin udhët për në spitalet e tejngarkuara të kryeqytetit.

Për zotin Shehu kaosi është prezent në Tepelenë ashtu si në të gjithë Shqipërinë pasi sietemi shëndetësor dhe menaxhimi i kësaj pandemie nga qeveria në ikje, ka rezultat vecse dështimin.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here