‘Dita Botërore e Teatrit e gjeti Tiranën pa TK’/ Shehaj: Qeveria kreu një vepër barbare!

0
102

Kandidati për deputet i PD në Tiranë Agron Shehaj ka kujtuar ‘Ditën Botërore e Teatrit’, e cila e gjeti sot Tiranën pa Teatrin Kombëtar.

‘Rreth një vit më parë, qeveria kreu atë që nuk është ekzagjerim të quhet vepër barbare: shembi ndërtesën historike të teatrit’, shkruan Shehaj në Facebook.

Postimi i plotë i Agron Shehajt:

Dita Botërore e Teatrit e gjeti sot Tiranën pa Teatrin Kombëtar. Rreth një vit më parë, qeveria kreu atë që nuk është ekzagjerim të quhet vepër barbare: shembi ndërtesën historike të teatrit.

Në përpjekjet për mbrojtjen e teatrit njoha njerëz më të mrekullueshëm, qytetarë të vërtetë që i treguan gjithë shoqërisë shpirtin e kurajos dhe dinjitetit njerëzor.

Një regjim autokratik mund të shembë një ndërtesë, por nuk mund të fshijë kujtesën, nuk mund të mposhtë qytetarinë. Le t’i japim fund këtij regjimi më 25 prill.

#ShqiperiaFiton #mbroteatrin

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here