Droga në Shqipëri/ Kanabisi nga “Veriu” në “Jug”, mbi 6448 bimët narkotike në 24 orë

0
158

Kultivuesit ngrenë  çadra pranë parcelave të mbjella me lëndën narkotike. Për të ruajtur të mbjellat, kultivuesit janë të pajisur edhe me armë kallashnikov

 

Besar Bajraktaraj

 

 

Kultivimi i bimëve narkotike kanabis sativa vijon të jetë i pranishëm në vendin tonë. Pothuajse çdo ditë raportohen nga mediat parcela të ndryshme me kanabis nga të gjitha qytetet, nga veriu në jug. Bimët e mbjella janë zakonisht në zonat malore në një terren të vështirë për tu zbuluar. Parcelat me kanabis ruhen gjatë 24 orëve nga kultivuesit. Në fotot e shpërndara nga policia e shtetit gjatë një aksioni të zhvilluar në zonat e Pukës, dallohet qartë që kultivuesit kanë ngritur çadra pranë parcelave të mbjella me lëndën narkotike. Për të ruajtur të mbjella, kultivuesit janë të pajisur edhe me armë kallashnikov.

 

Pukë, asgjësohen 4746 bimë kanabis

 

Gjatë ditës së djeshme policia e Pukës në bashkëpunim me atë të Fushë-Arrëzit kanë bërë të mundur realizimin e operacionit të koduar “Pisha e Zezë”.  Në kuadër të këtij operacioni janë asgjësuar 4746 bimë kanabis dhe shpallur në kërkim 3 shtetas. Operacioni është zhvilluar në disa zona të Pukës, kryesisht në vendet e quajtura “Lugina e Seftes” në fshatin Dom, si dhe në fshatin Mushte dhe Srriqe. Kështu, gjatë operacionit të zhvilluar në vendin e “Lugina e Seftes” fshati Dom janë konstatuar në 6 parcela 1060 bimë të dyshuara cannabis – sattiva.

Në fshatin Mushtë janë gjetur 640 degë bimësh të dyshuara narkotike në gjendje gjysmë të thara, si dhe 59.185 kg boçe të kësaj bime. U identifikuan autorët e dyshuar si dhe u shpallën në kërkim, konkretisht shtetasit: Zef Gjergji, 56 vjeç, banues në Lezhë, dhe Fran Frroku, 49 vjeç, banues në Lezhë.

Në vijim të veprimeve policore në fshatin Srriqe të Njësisë Administrative Qafë -Mali, Fushë – Arrëz, gjatë kontrollit janë konstatuar në 5 parcela 3686 bimë të dyshuara cannabis – sattiva.

Gjithashtu gjatë kontrollit të ushtruar u gjeten dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale edhe 2 armë zjarri automatik model-56, -2 aparate telefoni celular. Nga veprimet hetimore të kryera, rezulton se autor i dyshuar i kultivimit është shtetasi B. P. 61 vjeç, banues në Dukagjin i Ri , i cili u shpall në kërkim. Kështu prokuroria e Pukës po heton më tej për rastet.

 

Krujë, asgjësohen 1300 bimë narkotike dhe 5 kg kanabis

 

Po ashtu edhe në qytetin e Krujës kultivimi i bimëve kanabis sativa vijon të jetë i pranishëm. Gjatë ditë së djeshme policia e Krujës ka asgjësuar 1300 bimë narkotike sativa gjatë një operacioni të zhvilluar në fshatrat Borizanë dhe Derven. Në kuadër të këtij operacioni është shpallur në kërkim edhe një shtetas. Bëhet fjalë për shtetasin me iniciale S.Gj., 46 vjeç, nga Tirana, të cilit gjatë kontrollit në banesë iu gjetën edhe 5 kg kanabis.

 

Berat, zbulohen 202 rrënjë kanabis, nuk dihen autorët

 

Gjithashtu gjatë ditës së djeshme edhe në Kuçovë të Beratit policia ka asgjësuar 202 rrënjë kanabis, por kultivuesit nuk janë identifikuar. Lëndët narkotike ishin kultivuar në Njësinë Administrative Lumas, konkretisht në vendin e quajtur “Meçkë” në një zonë të pyllëzuar në fshatin Belesovë. Sakaq, në 280 rrënjë kanabis u gjetën në  fshatin Vlosh të Njësisë Administrative Roskovec, ndërkohë që policia ende nuk ka mundur që të identifikojë kultivuesit e saj. Bimët ishin kultivuar në një parcelë të fshatit “Haraliçet”.

Tiranë, Arrestohet duke vaditur parcelat me kanabis në Dajt

 

Një 54 vjeçar ka rënë në prangat e policisë pasi është kapur duke vaditur parcelat me kanabis në fshatin Lanabregas në zonën e Dajtit. Gjatë një aksioni të ndërmarrë ditën e djeshme, është arrestuar shtetasi Agim Boga, banues në Tiranë. Sipas burimeve të policisë  janë gjetur 200 bimë narkotike kanabis sativa, ndërsa bima ishte e vendosur në tre parcela.

Më datë 24.08.2016, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative se në fshatin Lanabregas, Komuna Dajt në një zonë të pyllëzuar janë kultivuar bimë narkotike, është ngritur një grup kontrolli të cilët pas marrjes së informacionit kanë shkuar në adresën e dhënë, ku kanë konstatuar tre parcela të cilat ishin pranë njëra tjetrës, si dhe shtetasin: Agim Boga, 54 vjeç, banues në Tiranë. Në momentet që është konstatuar ky shtetas po kryente vaditjen e parcelave.

Në tre parcelat e konstatuara janë gjetur të kultivuara rreth 200 bimë të dyshuara si narkotike të llojt “Cannabis sattiva”, të cilat janë asgjësuar me anë të djegies. Materialet iu kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësorë Tiranë për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” ”, thuhet në njoftimin e policisë.

 

Korçë, i gjenden 18 kg kanabis në stallën e bagëtive, arrestohet

 

Policia e Korçës ditën e djeshme ka sekuestruar një sasi prej 18 kilogramësh drogë e dyshuar kanabis sativa. Droga është sekuestruar në fshatin Ravonik të Korçës.

Policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin, Elton Beko, 37 vjeç, banues në Korçë.

“Në bazë të një informacioni të siguruar në rrugë policore, gjatë kontrollit të ushtruar nga ana e efektivëve të Policisë, në  stallën e bagëtive të shtetasit të lartpërmendur, me vendndodhje në  fshatin Ravonik-Korçë, në dy çanta sportive me ngjyrë të zezë”, sqaron policia lokale.

Lënda ishte e ndarë në tre pako dhe e mbështjellë me letër natriban. Nga ana e Policisë, po punohet për dokumentimin e plotë të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprën penale: “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here