Nuk kam ndërmend të bëj vaksinë/ Enkel Demi reagon ashpër: Thjesht një Erdoganist, se investimet bëhen në Serbi…

0
141

Gazetari Enkel Demi ishte i ashpër mbrëmjen e djeshme me kryeministrin Edi Rama për faktin që sipas tij, është ai që i merr vendimet për vaksinat që duhet të marrë Shqipëria, ndërsa më pas, po sipas tij, dozat që i refuzoi i merr nga palë të treta.

Halli im është gjetkë, që vendimmarrjen për vaksinat e merr Edi Rama, nuk e merr njeri tjetër. Që nuk donte vaksinën ruse, e mori vendimin Rama, që e do vaksinën ruse dhe që i bie nga Kina dhe e merr nga Emiratet e merr Edi Rama, që na sjell vaksinën kineze nga Turqia, vendimin e merr Edi Rama.

Ky për mua është një Erdoganist i pa bërë synet, duhet ta kryejë këtë akt dhe të ketë një marrëdhënie më të mirë edhe shpirtërore me Erdoganin. Ky është thjesht një mik i Erdoganit, pasi investimet e vërteta turke janë në Serbi“ tha Demi.

Por a do ta bënte Demi vaksinën kineze? “Unë e kam kaluar COVID-in, nuk kam nevojë, nuk kam ndërmend të bëj vaksinë të paktën për një vit…. Por nëse do ua ofronin të afërmve të mi… se është e testuar në Turqi, Kinë…

Unë them që ka bërë shumë mirë që ka sjellë vaksinat kineze, hallet janë që kemi humbur 3-4 muaj kohë që ky duhet të bënte gjeopolitikun, sot ndoshta nuk do të kishim aq shumë të vdekur sa kemi” tha Demi në emisionin “Log.”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here