Shehi: I keni parë korsitë e biçikletave?! Ata që e bënë këtë punë, duhen çuar në burg

0
93

Nga Dashamir Shehi.

E keni parë që janë hapur me dhjetëra rrugë për biçikleta?! Shumë bukur, shumë dakord jam.

Mirëpo çfarë kanë bërë këto rrugë?! Këto korsi kanë zvogëluar rrugët e makinave. I kanë zvogëluar aq shumë, sa e kanë bërë stresues trafikun në Tiranë.

Në fillim duheshin hapur rrugë të reja për makinat, duhet të bëheshin mbi dhe nënkalime nëpër Tiranë dhe pastaj të mendonin për biçikletat. Deri tani nuk kemi asnjë mbi dhe nënkalim. Pra, ti nuk ke treguar as minimum e shqetësimit për t’u marrë me hallin e përditshëm të qytetarëve të Tiranës.

Pse bëhet kjo e biçikletave?!

Kjo nuk bëhet as për biçikletat, as për qytetarët që preferojnë biçikletat, por kjo bëhet që kur ta marrin me dron Tiranën nga sipër, të duken ngjyrat e korsive të biçikletave; që kur të plotësojnë broshurat për garat ndërkombëtare, të thonë që qyteti i Tiranës ka 11km “pista ciclabile” .

Wow sa bukur do të thonë në Hollandë, ju qenkeni për ekologjinë!

Por kjo nuk është aspak e vërtetë, ata janë për gënjeshtrën, për propagandën, se po të ishin për ekologjinë do t’i kishin çliruar rrugët e qytetit nga ky trafik që duke qenë i rënduar, e ka ajrin 3 herë më të ndotur se normativa ndërkombëtare. Dhe ata që e kanë bërë këtë punë, është për t’i çuar në burg!

Po të ishin për ekologjinë, do të kishin gjetur një alternativë që të mos ishte ky trafik, që për të dalë nga një skaj i Tiranës në tjetrin duhen të paktën 45 minuta.

Mobiliteti i autobuzëve momentalisht është 11 km.

19 km ka qenë mesatarja para 10 viteve.

Ditën që do të bëhet 9 km, se drejt saj po shkon, shërbimi publik do të bllokohet plotësisht, se kur autobuzi ecën vetëm 9 km në orë, nuk ka më vlerë të hipësh!

Ju uroj një ditë të mbarë, Dash Shehi.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here