Vrau çekët / Sokol Mjacaj kërkon mëshirë: Pas drekës, dola të grabisja ndonjë turist

0
145

 

sokol mjacaj gjyq gjykateNë seancën e zhvilluar në gjykatën e Shkodrës, 20-vjeçari ka rrëfyer edhe mënyrën se si i ka ekzekutuar dy të rinjtë çekë. Sokol Mjacaj është shfaqur i përlotur ndërsa ka kërkuar mëshirë përpara trupit gjykues. Në dëshminë e tij përpara togave të zeza mes lotëve Mjacaj ka deklaruar se kishte dalë me qëllim për të kryer grabitje, por jo për të vrarë kënd. Sipas tij, vrasja e Michael Svatos ka ndodhur nga frika se ky i fundit do i rrëmbente armën dhe do qëllonte ndaj tij, ndërsa Ana Anna Kosinoven e ka qëlluar aksidentalisht dhe pa dashje. Dëshmia e tij është dhënë gjatë seancës gjyqësore të zhvilluar gjatë ditës së djeshme ndaj Sokol Mjacajt, i cili në korrik të këtij viti vrau me armë zjarri dy turistët çekë, Michael Svatos, 27 vjeç dhe Anna Kosinova, 36 vjeçe me qëllimin për t’i grabitur. Në gjykatën e Shkodrës, Mjacaj ka kërkuar mëshirë dhe falje për vrasjen e dyfishtë të cilën, siç tha, e kreu i detyruar nga pamundësia ekonomike. Në seancën e radhës ku janë pyetur dëshmitarët, Sokol Mjacaj në dëshminë e tij ka treguar se ditën e ngjarjes ka qenë i vetëm në banesë dhe kishte vendosur për të dalë në rrugë sëbashku me armen e krimit kallashnikovin, për të kryer ndonjë grabitje pasi nuk kishin te ardhura. “Rreth orës 13:00-14:00 i thashë babait se do të shkoj në Bjeshkë. Kam marrë armën në shtëpi dhe kam vendosur atë ditë të bëj një grabitje. Kam pritur 2 orë e 30 minuta një makinë për t’u larguar nga fshati. Nga Bregu i Lumit pashë që po vinte fuoristrada ku udhëtonte çifti çek. I nxora dorën për të ndaluar, ndërsa armën e mora në një çantë të tejdukshme. Në fillim ata nuk pranuan, por unë hipa prapa. Michael ndaloi dhe më kërkoi të zbrisja. Në atë moment nxora automatikun dhe i bërtita, ndal. Qëllova 3-4 herë në ajër për t’i trembur. Më pas kam hipur në makinë ndërsa armën e mbaja në drejtim të djalit i cili drejtonte mjetin. Në zonën e Prekalit nisi të ngiste makinën me shpejtësi, ndërsa vajzës i fliste çekisht dhe unë nuk kuptoja”, ka rrëfyer Mjacaj. Ai ka shpjeguar më tej se makina ka dalë nga rruga nga manovrat e shtetasit çek, të cilin në këto momente ai e kishte qëlluar me armë, ndërsa vrasja e vajzës sipas tij ka qenë aksidentale, pasi arma është shkrepur në mënyrë të pavullnetshme gjatë rrokullisjes së automjetit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here