Basha: Do hapim një faqe të re të historisë moderne të Shqipërisë

0
102

Kreu i PD-së, Lulzim Basha tha gjatë fjalimit të hapjes së fushatës elektorale se fitorja e opozitës në zgjedhje do të hapë një faqe moderne të re të historisë së Shqipërisë.

Pjesë nga fjala e kreut të PD, Lulzim Basha:

Edhe 31 ditë për të nisur bashkë rrugën e ndryshimit të vendit, e zhvillimit , punësimit e integrimit në familjen Evropaine. Ju keni marrë një vendim shumë të rëndësishëm, t’i japim fund tranzicionit shqiptar e të hapim një faqe të re të historisë moderne e evropiane të Shqipërisë. Të mundësojmë që më të mirët, të drejtojnë fatet e vendit se familja jonë e madhe ka nevojë më shumë se kurrë për punë e ndryshim rrënjësor.

Ne sot më shumë se kurrë duhet të vendosim krenarinë tonë të kahershme kombëtare si shqiptarë se duhet të ndalojmë këtë varfërim e zbrazje që po i ndodh vendit, për të ndalur dorën e mendjen e errët që kërkon të mbjellë frikën në zemrat e bashkëardhetarëve tanë.

Më shumë se një vit që nisëm këtë rrugëtim për të ndryshuar. Është i vështirë, që e kryejmë me përgjegjësi se jemi të vetëdijshëm se puna jonë është sakrificë për vendin. Po shkulin nga damarët e tokës një kastë e të keqe që po shteron për interesat e veta pasuritë e burimet që zoti ja ka falë Shqipërisë, po luftojmë kundër një grushti njerëzish që janë gati të bëjnë gjithçka për karriget e tyre.

Ata u shërbejnë vetes e ortakëve të tyre. Po zhvillojmë edhe një bete tjetër brenda vetes. Pas 8 vitesh zhgënjime e mashtrime shumë kujt i ka humbur besimi. Për ata që mendojnë këtu, kam një pyetje a është kjo ajo që meritojmë, varfëria që rritet ajo që meritojmë? Mungesa e vendeve të punës ajo që meritojmë?

Jo. Nuk ka gënjehstër më të madhe se kjo. Ky vend meriton më shumë. Ndaj, jemi sot që tua bëjmë të qartë të gjithëve, shqiptarët meritojmë më shumë e mundemi të bëjmë më shumë e do bëjmë shumë më shumë për njëri tjetrin e Shqipërinë.

Për muaj të tërë, kam shkuar në cdo qytet të vendit, kam ndjerë etjen për ndryshim, kam prekur me duart e mia shpresën nga jugu në veri.

Kam folur se gjërat mund të shkojnë më mirë se ndryshimi po vjen se Shqipëria do ndryshojë. Kam lexuar në sytë tuaj një nxitje e forcë të papërsëritshme, për të ecur para që vetëm një popull i vuajtur di si ta japë.

Po ju zbulusoj sot cfarë më kanë thënë shqiptarët. jemi gati për një ndryshim të madh, por na e hiqni këtë peshë të rëndë që kemi mbi supe.

Qeveritarët që na zhvasin, duan të na vrasin shpresën. Ndaj të gjithë në 25 prill do ja heqim popullit këtë barrë të rëndë mbi supe.

Pse fëmijët tanë duhet të shkojnë në shtetet tjera për të shkëlqyer, punësuar e përparuar, pse mos të marrim pagat që meritojmë në vendin tonë.

Kemi gati plane serioze pune që do ndryshojnë jetën e familjes, rinisë, grave shqiptare. Ne do të sjellim një qeveri që kujdeset për ju.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here