VIDEO/ Turqia i je “leksion” Holandës, 6 gola në Stamboll

0
105

Sfida mes Turqisë dhe Holandës ngriti siparin e eliminatoreve të Kupës së Botës “Katar 2022”, për sa i përket kontinentit të Europës! Kjo përballje e vlefshme për Grupin G, startoi në orën 18:00, teksa vendasit shtangën “tulipanët” e trajnerit De Bur, duke i mposhtur me rezultatin 4-2.

Goli i parë erdhi në minutën e 15-të, pas një kundërsulm të shpejtë të Turqisë, sulmuesi i Lilës, Burak Jëllmaz, mori një top nga Çalhanoglu dhe e dërgoi atë në rrjetë pas një gjuajtje pa shumë pretendime. Një gafë kjo e portierit Tim Krul, i cili pësoi një gol prej amatori, që është e vështirë ta hasësh në nivele kaq të larta. Gardiani i Noruiçit u aktivizua si pasojë e një dëmtimi të Silesen në nxemje.

Ndërkohë që Jillmaz shënoi sërish në minutën e 34-t. Turqia fitoi një penallti dhe 35-vjeçari u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke i dhuruar avantazhin e dyfishtë kombëtares së tij.

Në pjesën e dytë u realizuan dhe plot 4 gola të tjerë. Fillimisht ishte turku i Milanit, Hakan Çalhanoglu i cili në minutën e 46-të, ngriti shifrat në 3-0. Miqtë provuan të rihapnin sfidën duke realizuar 2 herë me Klasën dhe De Jong, në harkun kohor të 1 minute, por vetëm kaq, pasi Jillmaz vulosi gjithçka në të 81-tën, duke sigluar shifrat 4-2. Vlen të theksohet fakti se Depai humbi një penallti në sekondat e fundit të ndeshjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here