Kriza e maturantëve/ LSI: Kandidatët të zgjedhin deri në 3 preferenca. Maturantët nuk regjistrohen në universitete

0
123

Dje ishte dita e dytë e procesit të regjistrimit  e cila u mbyll pa asnjë regjistrim në 8 degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës por jo vetëm

 

Sejrie Baleta

 

Maturantët që janë shpallur fitues në raundin e parë ende janë  të pavendosur se ku do t’i përqendrojnë studimet e tyre. Kjo faktohet nga numrin i ulët i regjistrimeve. Dje ishte dita ë dytë e procesit të regjistrimit  e cila u mbyll pa asnjë regjistrim në 8 degë të Fakultetit të Shkencave të Natyrës. Pra asnjë nga fituesit e degëve tek Fakulteti i Shkencave të Natyrës nuk është paraqitur për tu regjistruar. Kjo ka të bëjë me faktin se shumica e fitueseve janë të pavendosur në lidhje me degën që kanë fituara por nga ana tjetër janë në pritje të riaplikimit për raundin e dytë, ku sistemi për  kandidatët do të hapet  nga data 23-25 shtatorë. Por jo vetëm në Fakultetin e Shkencave të Natyrës por edhe në  Fakultetin e Histori-Filologji dhe Universitetin Bujqësor të Kazmës numri i maturantëve fitues ka qenë i ulët. E gjithë kjo situatë e paqartë dhe e jo e orientuar qartë ka lënë jashtë skemës së fitueseve shumë nga maturantët që donin të vazhdonin studimet e larta. Por protesta e bëra nga vetë maturantët fajësojnë sistemin e ri të aplikimit për në universitet që i penalizmi dhe nuk i shpalli fitues. Bazuar në pritshmërinë e këtyre fakulteteve, raundi i parë do të gjeneroj shumë kuota bosh për raundin e dytë të aplikimit. Por ë lidhje më këtë situatë ka reaguar dhe Lëvizja Socialistë për Integrim e cila ka dhënë një propozim të ri për zgjidhjen e krizës së Maturantëve

Propozimi i LSI-së

Lëvizja Socialiste për Integrim ka një propozim konkret për zgjidhjen e krizës së maturantëve. Për këtë arsye deputetja Monika Kryemadhi si dhe Kejdi Mehmetaj kanë shkuar dje në Ministrinë e Arsimit ku kanë zhvilluar një takim me ministren Nikolla si dhe përfaqësues të tjerë të MAS. LSI ka bërë një propozim që ka të bëjë me kriteret e garës për universitet që maturantët të mos penalizohen. Sipas propozimit të LSI, kërkohet reduktimi deri në 3 i preferencave për degët, ndërkohë që aktualisht sipas sistemit të ri janë 10 preferenca. Për më tepër LSI kërkon më shumë transparencë në fazën e dytë të garës. Një tjetër propozim ishte që në kolonat e notave të mos ketë pikë ‘zero’, ndërsa u kërkua gjithashtu të ketë grupe konsultimi për maturantët në të gjithë vendin. Pas takimit, deputetja Mehmetja tha se Ministrja ka pranuar që në kolonat e notave të mos ketë pikë zero. “Për një degë në universitet, nëse maturanti nuk e ka bërë në 3 vite, atëherë ajo nuk do të llogaritet zero por nuk do të ketë ndikim. Kjo do të hyjë në fazën e dytë. Kriteret janë vendosur nga universitetet dhe MAS duhet të bëjë marrëveshje me universitetet, por palët janë duke punuar për një marrëveshje”, tha Mehmetaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency