E akuzoi publikisht që pi drogë dhe konkurentëve, Kristiani s’lë gjë pa i thënë Arjan Konomit

0
108

Në puntatën e transmetuar ditën e djeshme në ”Për’puthen”, lindi një debat mjaft i ashpër mes Arjanit dhe Kristianit.

Kjo erdhi si pasojë e asaj që përmendi Sara në takim me Erlindin, “çajin që tërbon djemtë.”

Opinionisti Arjan Konomi akuzoi Kristianin se u jepte konkurrentëve drogë, ndërsa ky i fundit tha se është thjesht çaj.

Mesa duket, ky debat nuk ka marrë fund akoma dhe është zhvendosur në rrjetet sociale.

Së fundmi, Kristiani i është kthyer keq Arjanit nëpërmjet një postimi në InstaStory.

“Nuk e di fiks se çfarë mund të të ngacmoj kur më shikon. Mbase edhe të ngacmoj diçka që ti e urren në veten tënde apo thjesht një mllef apo antipasti për mua që të buron nga zilia.

Pavarësisht të gjithave unë për ty nuk kam zemër të inatosem, por vetëm të të ndihmoj.

Dhe është gabim të të respektoj por nga mosha sepse dhe delirantët plaken”, ka shkruar ndër të tjera Kristiani drejtuar Arjanit.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here