Presidenti Meta bën homazhe për “Nderin e Kombit”: I paharruar kujtimi dhe vepra e çmuar e Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut

0
107

Presidenti i Republikës, Ilir Meta, bëri sot homazhe në nder të Komandantit të Komandës Mbështetëse, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, i cili u nda nga jeta në mënyrë të parakohshme për shkak të COVID-19.

Postimi i plote i Ilir Metes

Nuk mund të mos t’i jepja sot lamtumirën e fundit, Gjeneral Brigade Ndriçim Sallaku, një personalitet i jashtëzakonshëm, ushtarak model dhe i shkëlqyer karriere, i cili gjithmonë spikati për integritetin dhe vlerat e larta njerëzore e profesionale në shërbim të ushtrisë shqiptare, si dhe për humanizmin e dëshmuar ndaj qytetarëve në nevojë, cilësi që i shfaqi edhe gjatë përballimit të situatave të vështira të përmbytjeve dhe tërmetit.
Kam pasur fatin t’i njoh nga afër aftësitë e Tij drejtuese dhe organizative për mbi tre dekada angazhim në Forcat e Armatosura, së fundmi edhe në detyrën e rëndësishme të Komandantit të Komandës Mbështetëse.
I paharruar kujtimi dhe vepra e çmuar e Gjeneral Brigade Ndriçim Sallakut! ??

https://www.facebook.com/ilirmetazyrtar/posts/3864595340253377

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here