Shokuese, kjo lloj bluze bëhet nga riciklimi i shisheve plastike (VIDEO)

0
1281

Ata që nuk janë ballafaquar me biznesin e riciklimit, mund të mos kenë qenë të informuar se shishet të cilat mblidhen kudo në kontejnerë dhe dërgohen në qendrat rajonale të riciklimit, përfundojnë në fabrikat e përpunimit ku nga to prodhohet lënda e parë për prodhimin e mbulesave, çantave e veshjeve. Madje, dikush nga ne mund të ketë të veshur pantallona, bluzë apo mund të flejë në një batanije të prodhuar pikërisht nga materiali i shisheve plastike të ricikluara. Nga to bëhen edhe rroba fëmijësh.

Për të prodhuar një çantë duhen afërsisht 17 shishe plastike, ndërsa për një palë pantallona diçka më pak, mesatarisht 8 shishe. Ia vlen ta shikoni këtë video për të parë të gjitha fazat e riciklimit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here