Esmeralda Qirko: Kriminale që në kohë krize, Bashkia rrit taksat. LSI merr tre mandate në Berat, programi ynë sjell punësim për shqiptarët

0
293

Lëvizja Socialiste për Integrim në  Berat përfaqësohet në zgjedhje me një listë kandidatësh krejt të ndryshme nga ajo e zgjedhjeve të vitit 2017, ku ky ishte i vetmi qark që kjo forcë politike nuk shënoi rritje. Pjesë e listës së kandidatëve për deputetë, e rënditur e treat, është Esmeralda Qirko, e cila prej 27 vitesh është një nga sipërmarrëset më të suksesshme të qytetit, duke punësuar me mijëra qytetatë. Nga ana tjetër, Qirko ka punuar prej vitesh si mësuese matematike dhe tashmë kontributin e saj pritet ta japë në Kuvendin e Shqipërisë. Në një intervistë për gazetën “standard”, Qirko flet mbi objektivat e saj si edhe analizon programin e LSI-së, duke prekur veçanërisht pikat e punësimit dhe edukimit profesional. Sipas kandidates së LSI-së në qarkun e Beratit, program i kësaj force politike synon ta kthejë këtë qytet në qendër të zhvillimit të trashgimisë kulturores i edhë të mbështesë sektorin e turizmit si dhe të krijojë mundesi të reja punësimi. Nga ana tjetër Qirko pohon se në Berat qytetarët nuk po ndihymohen në kuadër  të krizës së rëndë të shkaktuar nga pandemia. Përkundrazi theksoi ajo, Bashkia po rrit taskat dhe po shtron rrugë e po rindërton sheshe, thjesht për fasadë elektorale, duke lënë pas interesin e qytetarëve.

 

Cilat ishin arsyet që ju vendosët të bashkoheshit me ekipin e LSI dhe të garonit në zgjedhjet e 25 prillit në qarkun e Beratit?

Nuk kam qene me pare pjese e strukturave të asnjë force politike. Përfshihem sot e detyruar  per shkak te gjendjes se renduar ekonomike ne te cilen ndodhet bisnesi .Qasja ime me LSI eshte sepse LSI historikisht ka mbeshtur biznesin e ndershem dhe sidomos ate fason. Eshte parti qe mban fjalen dhe programi i saj  perputhet me pritshmeritë  sepse synon  rimëkëmbjen  ekonomine se vendit dhe te çdo familje shqiptare.

Cilat janë problematikat më themelore me të cilat haset qytetarët e Beratit? Po programi i LSI çfarë zgjidhje jep për këto probleme?

Problematikat kryesore te Beratit aktualisht jane kryesisht ekonomike. Situata e krijuar nga pandemia ka gjunjezuar bisnesin dhe ekonomite familjarete te cilet jo vetem qe nuk kane pasur asnje mbeshtetje ,por jane perballuar me rritje taksash.

Personalisht mendoj se prioritet paresor ne situaten e krijuar nga pandemia,nuk jane keto investime edhe pse per te qene realist qyteti ka nevoje,por perparesi duhet ti jepet emrgjences shendetesore dhe rimekembjes se ekonomise. Eshte kriminale qe ne kohe pandemie,kur bisneset jane rrenuar dhe qytetaret jane zhytur ne borxhe per tu kuruar nga Covid ose me keq akoma ne pamundesi financiare kurimi te shkojne ne spital ne gjendje te renduar dhe te humbasin edhe jeten,bashkia rrit taksat dhe prish e riben rruget apo prish shesh dhe ben parkim nentokesor.Madje  rritja e taksave ,si edhe keto investime nuk u diskutuan me biznesinidhe komunitetin,pak muaj para zgjedhjeve  qyeteti eshte kthyer ne kantier ndertimi ,si  dhe jane shtuar ne menyre te ndjeshem punesimet prane bashkise per qellime elektorale.

Programi i LSI per Beratin,ne bashkepunim me qytetaret e tij, synon ta ktheje ate ne qender te zhvillimit te trashgimise kulturore, te mbeshtese sektorin e turizmit si dhe te krijoje mundesi te reja punesime. Gjithashtu me nje plan edukimi profesional  te kthej shpresen e te rinjve per ta bere Beratin shtepine e tyre duke frenuar shpopullimin.Te mbeshtese fermerin dhe blegtorin per te  rritur produktivitetin dhe cilesine e produkteve bujqesore e blegtorale duke i drejtuar edhe drej tregut europian.

Një ndër angazhimet kryesore për programin e LSI është punësimi. Si një përfaqësuese e biznesit fason, cilat besoni se duhet të jenë hapat që duhet të ndërmerren pas 25 prillit për përparimin e këtij sektori?

Angazhimet kryesore te LSI per kete sektor qe eshte punedhenesi dhe eksportuesi me i madh ne vend,ku  punesohet shtresa me e varfer e popullsise,pjesa me e madhe  gra e vajza,pa mundesi shkollimi apo profesioni tjeter eshte te mbeshtesë kete sektor ,pervec lehtesimit te barres fiskale  edhe me ane te nje pakete investimi te dedikuar e cila do te mundesoj  ristrukturimin ,ne menyre qe kjo industri te rrise kapacitet prodhuese,te shtoj te ardhurat dhe te rrise ne menyre natyrale  pagat e punonjesve.Nje investim qe shtetit do ti kthehet dyfish sepse do te rrit punesimin dhe  pakesoje shtimin e te papuneve ne skemen e perkrahjes sociale.

 

Si e gjykoni garën e 25 prillit dhe cilat janë pritshmëritë tuaja?

Ndeshemi perdite me njerez te lodhur dhe te zhgenjyer nga kjo qeverisje ,qe varferohen nga dita ne dite dhe qe shpresen e vetme e kane te ndryshimi dhe ata jane te bindur qe LSI ka rol kyç ne kete ndryshim dhe besojne se bashke si opozite e bashkuar ky ndryshim do jete i sigurt. Aktualisht LSI synon te marre tre mandate ne qarkun e Beratit.

Pse LSI beson se vota e të majtëve dhe veçanërisht socialistëve në Berat do shkojë për ju?

Pikat e mia te forta jane sepse perfaqesoj disa shtresa,dikur ne rinine e hershme kam punuar ne kooperativat e asaj kohe,por edhe si puntore me tre turne,me vone jam diplomuar ne degen matematike fizike dhe kam punuar si mesuese dhe prej 28 vitesh jam sipermarrese,ku gjate ketyre viteve jam perpjekur te rrise punesimin ne qytet duke sjelle investitor te huaj dhe kam mbeshtur kete industri si dhe te punesuarit ne te. Pra duke pasur keto eksperienca  dhe  imazhin e njeriut te punes, qe cdo gje e ka arritur cdo gje me ndershmeri dhe forcat e veta dhe nuk i ka asnje borxh politikes, besoj se me ben mua favoriten e njerezve ndershem te punes.

——

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here