Bardh Spahia promovon të rinjtë inovatorë gjatë Milano Digital Week me projektin “Future Albania”

0
113

Zëvendëspresidenti i shoqatës, Bardh Spahia, promovoi projektin “Future Albania” në “Milano Digital Week”, i cili këtë vit, për shkak të pandemisë, u realizua online.

Megjithëse në kulmin e fushatës elektorale, si kandidat i PD në qarkun e Shkodrës, Bardh Spahia, është angazhuar me këtë projekt të rëndësishëm për promovimin e të rinjve të talentuar. Gjatë fjalës në “Milano Digital Week”, Bardh Spahia shpjegoi se çdo i ri novator mund të bëhet pjesë e këtij projekti me ide që kontribuojnë për zhillimin e vendit, me fokus në fushën e shëndetësisë dhe të arsimit.

“Me këtë thirrje dëshirojmë që çdo i ri shqiptar të japë kontributin e vet për një zhvillim të qëndrueshëm dhe për zgjidhjen e sfidave me të cilat përballet vendi çdo ditë, me fokus të veçantë Shëndetësinë dhe Arsimin. Këto 2 fusha, përveçse janë misioni kryesor i shoqatës sonë, janë fusha me impakt madhor në jetën e të gjithëve, ku kontributi i të rinjve mund të sjellë ndryshim.”- tha Bardh Spahia në fjalën e tij në “Milano Digital Week”

Shoqata hamanitare shkencore “Ali Spahia” synon që me projektin “Future Albania” t’u krijojë të rinjve mundësi për të realizuar idetë e tyre në fushën e teknologjisë dixhitale, si dhe të fitojnë njohuri e të krijojnë lidhje me punëdhënës apo investitorë për idetë e tyre

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here