Dekriminalizimi/ Basha: Do të largoj nga lista çdo emër me probleme

0
111

Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka deklaruar se do të largojë nga lista çdo emër që është me probleme. Këtë deklaratë kreu i opozitës e ka dhënë nga Gjirokastra në një intervistë për gazetarin e ABC, Juxhin Mustafaraj.

“Nuk ka moral Edi Rama të flasë për listat e PD që kanë qenë të pastra. Sa herë ka pasur indicie unë kam kërkuar verifikim. Sot problemi më i madh i vendit është Edi Rama dhe listat e tij të mbushur me kriminalë. Kjo është e vetëkuptueshme. Si ajo që ndodhi në Elbasan si emrat në listët e Durrësit tregojnë frikën e Edi Ramës,”- tha Basha.

Ndër të tjera Basha tha se është i mrekulluar nga mikpritja gjirokastrite, ndërsa thekson se shikon tek qytetarët dëshirën për ndryshim.

“Jam i mrekulluar nga mikpritja e gjirokastritëve sot. Kam pasur takime me qytetarë mbresëlënës, me punonjës të artizanatit gjirokastrit. Tek të gjithë shoh dy gjëra, vendosmërinë për të ndryshuar dhe besimin se mund të jemi më mirë. Kryesorja është t’i garantoj se planet që kemi punuar prej vitesh do vihen në zbatim që nga dita e parë e qeverisjes. Në të gjithë qytetet brenga më e madhe është bërë largimi i fëmijëve. Emigracioni masiv po shkatërron familjet shqiptare,. Një pikë e rëndësishme e programit tim në Gjirokastër ka qenë plani për trajnimin profesional të rinisë”, tha kryedemokrati.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here