Kishte mbërritur me anije në portin e Rotterdamit, sekuestrohet droga me vlerë 300 mln euro

0
102

Në një anije që ka arritur në Portin e Rotterdamit në Holandë nga Ekuadori janë konfiskuar 4 tonë kokainë.

Në njoftimin nga Prokuroria e Rotterdamit thuhet se brenda kontejnerëve ne një anije nga Ekuadori janë konfiskuar 4 tonë kokainë me një vlerë prej mbi 300 milionë euro.

Më tej thuhet se kokaina e fshehur brenda 4.425 pakove ka ardhur nga Porti i Anversit dhe është dërguar në një kompani frutash në Rotterdam.

Në muajin shkurt në Portin e Hamburgut në Gjermani u konfiskuan 16.1 tonë kokainë në një anije nga Paraguaji që për destinacion kishte Holandën si dhe në një anije nga Panamaja në Portin e Anversit në Belgjikë me 7.5 tonë kokainë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here