‘Gruas shtatzënë të intubuar iu bë lindje e sforcuar’, gëzon shëndet foshnja e nënës me COVID

0
77

Një gruaje shtatzënë me COVID-19 i është bërë lindje e sforcuar tek spitali ‘’Nënë Tereza’’. Gruaja u intubua fillimisht tek spitali COVID-1 dhe më pas u dërgua në reanimacionin qëndror të QSUT ku iu bë lindja e sforcuar. Ajo vijon të jetë në gjendje të rëndë, kurse foshnja 27 javëshe ka shpëtuar dhe është mirë njofton News24.

Po ashtu edhe një tjetër gruaje shtatzënë i është bërë lindje prematurë, dhe raportohet se është mirë.

‘’Ka rreth 440 të shtruar, 222 më pak se 28 shkurt, që konsiderohet piku i shtrimeve. Ka pasur 662 shtrime, kurse 440 të shtruar, tha News24. – Kjo ka sjellë lirim të shtretërve, në COVID-2 ka rreth 133 pacientë të shtruar, nga 250 shtretët pas zgjerimit si pasojë e situatës së rënduar. U shtuan shtretër, u hapën dhe pavione të tjera.

Ngarkesa spitalore është në 60-70% të totalit të kapaciteteve, ka rënie të ndjeshme 30-40% të ngarkesës. Urgjenca ka 15 raste në ditë nga 70 muajin e kaluar, që vijnë në stadin më kritik të jetës.

Në Nënë Tereza ndodhet e intubuar një grua që ka qenë shtatzënë në mbërritje, 27 javëshe. Gruaja e re është transferuar në reanimacionin qendror, ku i është bërë lindje e sforcuar për të shpëtuar foshjen, dhe ndodhet mirë, por nëna është intubuar. Intubimi ka ndodhur para lindjes. Në dijeninë e gazetarit Erion Skëndaj, në reanimacion qëndror ndodhet dhe një shtatzënë, ka bërë lindje prematurë, dhe informacionet thonë që është mirë.  Sipas News 24, në gjendje të rëndë ndodhet ish-mjekja e poliklinikës së Iranianit, që kishte 3-4 vite në pension dhe ndodhet në intubim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here