Gjendet i pajetë personi që masakroi gruan, ja ç’thotë policia…

0
102

Është gjetur i vrarë 29-vjeçari Demokrat Medinaj, që vrau me thikë bashkëshorten e tij 28-vjeçare Irvana Medinaj, mbrëmjen e kaluar në Fier.

Trupi i pajetë është gjetur në fushën e mbeturinave, në Fier, ndërsa nuk dihet ende nëse është vrarë apo vetëvrarë.

Vendi ku është gjetur Medinaj është pranë banesës ku jetonte me familjen e tij, të cilët kishin një biznes privat, pulari.

Mësohet se mes çiftit të ri ka nisur fillimisht një debat për motive banale, ndërsa burri më pas në gjaknxehtësi e sipër e ka qëlluar gruan e tij me thikë. Ajo ka humbur jetën menjëherë në vendin e ngjarjes, ndërsa krimi dyshohet se ka ndodhur në sy të të afërmve të tjerë. Edhe pse familjarët e tjerë janë munduar t’i vijnë në ndihmë gruas së re, plaga e thikës ka qenë fatale. Ajo ka humbur jetën para se të transportohej në spital.

Informacion paraprak

Sot rreth orës 10:20, në vendin e quajtur “Vija e ngjalës”, është gjetur pa shënja jete shtetasi D. M., 29 vjeç, banues në lagjen “Sheq i madh”, Fier, i cili ishte në kërkim nga Policia pasi pasditën e djeshme ka vrarë me mjet prerës(thikë), bashkëshorten e tij.

Nga kqyrja paraprake e kufomës nuk janë konstatuar shënja dhune.

Trupi i viktimës është transportuar në morgun e spitalit për t’iu nënshtruar një ekspertize mjeko ligjore më të specializuar.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here