Thursday, May 16, 2024
Home Koment E gëzofsh mandatin doktoreshë!

E gëzofsh mandatin doktoreshë!

0
104

I rebeluar nga padrejtësitë e sistemit monist, unë kam ngritur fort zërin për liri në protestat e dhjetorit 1990 , dhe pata shumë shpresë se mes shqiptarësh do të ketë barazi, liri e solidaritet .

Kalova 28 vite punë si mjek, në zona të ndryshme të Shqipërisë, punova plot mungesa, shërbeva me çfarë mundesha, ëndërrova gjithmonë të punoja e jetoja si kolegët e mi në botën e qytetëruar.

Realisht, gjithmonë besova se të paktën nuk do të denigrohesha, linçohesha e do vuaja për kafshatën e bukës, pasi isha mjek, e sido që të shkonte puna çdo regjim do të më lejonte të punoja .

Edhe Hitleri edhe Musolini i mbanin në punë mjekët. Madje edhe Enveri i degdiste në zona të thella mjekët që ishin kritikë ndaj rrëgjimit, por nuk e linte pa punë një mjek.

Në fillim të pandemisë, e cila rezultoi më e madhja e shekullit të 21-të, unë kërkova nga qeveria më shumë siguri për shëndetin tim dhe të pacientëve, por kjo rezultoi fatale.

Zeusi Ramë, nuk mund të lejonte përmirësime, në sistemin e tij perfekt 3D! Po ashtu as vemjet rreth tij !
Falë papërgjegjshmërisë së qeverisë së Zeusit Ramë, Shqipëria ka numrin më të lartë në botë për fatalitete ndër mjekë.

Sot kjo zonjë gjendet e përkëdhelura e Zeusit Ramë, vetëm sepse ka aprovuar fort çdo çmenduri të tij, ndërsa unë jam në rrugë, i papunë e pa përkrahje megjithëse Shqipëria ka nevojë për mjekë më shumë se kurrë ndonjëherë.

Kjo zonjë nuk ka asnjë hall ekonomik, ndërsa mua më duhet të marr borxhe që banka mos më marrë shtëpinë e të përballoj jetën në kufijtë e ekzistencës.

Kjo zonjë është e përfolur për zhvatje të familjarëve e sëmurëve, por do të bëhet deputete e do marrë vendime për jetët tona, për vendin tonë, ndërsa unë do të mbetem rrugëve, megjithëse nuk kam asnjë akuzë për zhvatje, mjekim të pakujdesshëm, apo thyerje disipline në punë e jashtë saj .

Urime doktoreshë, e gëzofsh deputetllëkun, i gëzofsh paratë, e gëzofsh jetën!

Ti ke mësuar që të ecësh në karrierë, famë e pasuri, unë kam mësuar të jem i lirë, megjithëse do të vuaj!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here