Programi i PS për Arsimin, ironizon Boçi: Si boja e flokëve të ministreshave! Ende pa u tharë, i del i ngjyra…

0
110

Kandidati për deputet i Partisë Demokratike në Qarkun e Elbasanit, Luçiano Boçi ka ironizuar programin e PS për Arsimin, duke e krahasur me ‘bojën e flokëve të ministreshave’.

‘Ajo për të cilën janë shquar dhe shquhen ministreshat e tij të arsimit, është parrukëzimi i shpeshtë i tyre, sapo i del mashtrimi i ngjyrës’, shkruan Boçi në Facebook.

Postimi i plotë i Luçiano Boçit:

PROGRAMI I PS PËR ARSIMIN SI BOJA E FLOKËVE TË MINISTRESHAVE

Rama nuk ka se çfarë të premtojë për arsimin totalisht të dështuar dhe i fut një të përsëritur të vetes në dritën e mësimeve të “Bozos”.

Ende pa u tharë, programit i doli boja!

Ajo për të cilën janë shquar dhe shquhen ministreshat e tij të arsimit, është parrukëzimi i shpeshtë i tyre, sapo i del mashtrimi i ngjyrës.

Këtë bëri dhe Rama bashkë me to dhe njëherë tjetër.

Rama përsëriti atë që ka përsëritur e mashtruar gjithmonë.

Ndryshoi vetëm nuanca e ngjyrës!

Asgjë për klasat kolektive e braktisjen masive.

Asgjë për edukimin.

Asgjë për diskriminimin arsimor.

Asgjë për dinjitetin e mësuesit.

Asgjë për financimin që duhet rritur.

Asgjë për autonominë universitare.

Asgjë për pedagogët.

Asgjë për studentët.

Asgjë për tarifat e kripura.

Asgjë për kërkimin e zeruar shkencor.

Vetëm ca klishe e gënjeshtra të vjetra me sintaksë të re.

Asgjë fare, përveç risisë së detyrimit të arsimtarëve që të sjellin lista me votues për PS në emër të depolitizimit.

Dështimi spektakolar në Arsim, nuk mbulohet dot me recitimin përmendësh të njëjtave gjëra e me ngallavitje mbi bojën e dikurshme.

Më 25 prill, balloja me parrukëzime e me maska e Ramës për Arsimin, bie!

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here