Cakaj kërkoi ndihmë për babanë me Covid, gazetari: Më hoqën nga puna për ty! Jam gati të fal dhe ta jap gjakun

0
151

Ditën e sotme, ish-ministri Gent Cakaj ka bërë thirrje për ndihmë për babanë e tij, të cilit i duhet plazmë gjaku e grupit A pozitiv, pasi është i infektuar me Covid.

Gazetari Ylli Dylgjeri me anë të një postimi në rrjetet sociale është shprehur i gatshëm që të japë gjakun e tij, edhe pse u pushua nga puna për një poezi që kishte bërë për Gent Cakajn.

Por gazetari ngre pyetjen se a është i gatshëm Cakaj që ta marrë gjakun e një rebeli kundër Rilindjes?

Postimi i plotë i Ylli Dylgjerit:

Z. Cakaj!

Kam Unë gjak A+ mbi 50 antitrupa. Jam gati të të dhuroj sa të duash, megjithëse prej mëse dy vjetësh

Po mas rrugët pa punë, sepse u pushova për shkak të një poezie meme që bëra për ju.

Unë jam gati ta fal, dhe ta jap gjakun. Ju a jeni gati

te merrni gjakun e një rebeli kundër Rilindjes?

Apo nuk të le kryeministri…?

Po e deshe, te lokali “Akropoli” në bllok më ke.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here