Meta: Sjellja ndaj FRD-së, provokative nga mazhoranca…

0
100

Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta në një konferencë për mediat, ka folur për përplasjen që ndodhi në godinat e FRD-së, që sipas tij sjellja e Policisë së Shtetit dhe asaj bashkiake është provokim nga mazhoranca dhe nga Erion Veliaj. Nga ana tjetër, Meta tha se sapo u njoftua nga kreu i FRD-së për situatën, shkoi në zyrat që sipas tij, ende pa u futur brenda tyre është penguar ai dhe stafi i Presidencës nga Policia Bashkiake.

”Ja kjo letra ishte e varur në korridore dhe nuk ka as vulë dhe nuk plotëson asnjë gjë minimale të një akti administrative. Kjo e gjitha u bë për të terrorizuar partinë në atë godinë. Nuk citon asgjë në përmbajtjen e kësaj letre. Më pas rezulton se u është shkëputur energjia elektrike dhe është bllokuar hyrja nga policët bashkiakë. Kam ndjekur më vemndje hap pas hapi të gjithë situatën.

Vendosa të ndryshoj axhendën dhe të vizitoj selinë e kësaj partie. U drejtova në zyrën e kësja partie dhe bisedova me drejtuesin e kësaj partie. Vendi ishte rrethuar sikur të ishte një skenë krimi. Ky ka qenë momenti kur unë vendosa të ndërhyjë. Policia Bashkiake ka penguar Presidentin të lejojë të kryejë aktin Kushtetues. Më pas, edhe pas incidentit u dërgua një tjetër letër, e ndryshuar, por që nuk citonte asgjë sërish. E vetmja gjë që shkruante ishte që FRD-ja kishte zapuar zyrat e bashkisë, por kjo nuk është e vërtetë.

Ka pasur marrëveshje, është firmosur nga vetë kryebashkiaku. Aty thuhet që çdo mosmarrëveshje zgjidhet me mirëkuptim dhe nëse nuk binin dakort, Bashkia Tiranë mund të shkonte në Gjykatën e Shkallës së Parë. Bashkia nuk ka autoritet ta zgjidhë me vetëgjyqësi”,-tha Meta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here