“Po i thyhen dhe dërrasat”, banorët tregojnë rrezikun kur kalojnë tek Ura e ‘Ali Pashës’

0
135

Shtatë fshatra të Tepelenës kanë si mundësi lidhjeje me qytetin vetëm urën e Beçishtit.

Por kjo urë, e shpallur monument kulture, rrezikon jetët e qindra banorëve që kalojnë çdo ditë mbi të, për shkak se këmbët e saj janë dëmtuar nga pritat rrethuese të ngritura gjatë ndërtimit të Bypassit të Tepelenës.

Banori: Shikojmë vdekjen me sy hapur, ne që kalojmë me këto mjetet, se çojmë fëmijët. Ushqehemi me këtë urë se këtu kalojmë.

Banorja: Për ne vetëm një rrugë, një urë që të lidhen fshatrat, se po merohen fëmijët.

Banori: Po si nuk ndihemi të rrezikuar, mirë ne që jemi të mëdhenj, po fëmijët e shkollës.

Urës po i thyen edhe dërrasat, ndërsa banorët shprehen të frikësuar pasi aty kalojnë çdo ditë fëmijët që shkojnë në shkollë. Ata kërkojnë ndërhyrje urgjente për të parandaluar ndonjë tragjedi të mundshme.

BanoriKjo duhet bërë, kjo do hajë koka të tjera.  Se ca do bëjë pastaj shteti unë  nuk e di  por duhet bërë.

E njohur ndryshe si Ura e Ali Pashës, ajo mban statusin e monumentit te kulturës dhe është rikonstruktuar 8 vite më parë, por degradimi ka qenë i shpejtë. Ura ka gjurmë të periudhës romake dhe është e një rëndësie të veçantë.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here