‘Autori shkrepi dy karikatore’, i njohuri i viktimës: Ishte tek unë për darkë…

0
117

Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në fshatin Goraj në qytetin e Kuçovës.

Në një lokal në afërsi të liqenit të fshatit është vrarë me armë zjarri kallashnikov një 37-vjeçar. 2 krehëra kallashnikovi janë derdhur nga autori i krimit mbi viktimën që ishte duke konsumuar një kafe në lokalin e fshatit.

Fatmirësisht pumbat nuk kanë prekur të tjerë persona që ndodheshin në oborrin e lokalit,të cilët të tmerruar kanë dalë jashtë. Viktima Ajet Guneli ishte kthyer pak kohë më parë nga Anglia ku jetonte së bashku me familjen,për tu marë me disa dokumenta në fshatin e lindjes,Gograj.

Ai i kishte dhënë me qera autorit të vrasjes një stallë derrash por prej rreth 1 viti e gjysëm ky i fundit nuk i kishte paguar asnjë lekë. M?sohet se viktima i kishte kërkuar disa ditë më parë lekët qeraxhiut dhe kishin debatuar. Sot në mëngjes,qeraxhiu ka pritur pronarin të shkonte tek kafja e lokalit dhe pasi ai është ulur ka qëlluar me breshëri kallshnikovi në dejtim të tij, dule e lënë të vdekur në vend. Autori është kapur nga policia disa metra larg vendit të ngjarjes nga policia,në përpjekje për tu larguar.

Mes lotësh, një banor i zonës, mik i viktimës në Kuçovë, ka treguar detaje të reja rreth krimit që ndodhi mëngjesin e sotëm. Në një prononcim për mediat i moshuari pohoi se Ajet Guneli kishte qenë për darkë në shtëpinë e tij, ndërsa theksoi se ai ishte një njeri shumë i mirë.

Mes të tjerash shoku i viktimës tha se nuk ishte në dijeni nëse kishte pasur ndonjë konflikt me autorin e dyshuar të ngjarjes, Vangjel Polovinën.

“Kur erdha unë çdo gjë kishte mbaruar. Unë erdha në dashamirësi. Erdha se e kam shok këtë që u vra, Ajetin. Mbrëmë ishte tek unë hëngri bukë. Nuk di gjë për lidhjen e tyre, njihja vetëm Ajetin. E pata mbrëmë në shtëpi, hëngri bukë me çunat e mi ishte një njeri shumë i mirë. Kjo që ndodhi, ndodhi.”, tha i moshuari.

Ndërkohë, një tjetër banor i fshatit Goraj tha se kishte dëgjuar që autori kishte shkrepur një karikator në drejtim të 41-vjeçarit. “Më thanë se ishte derdhur një karikator i tërë”, kështu më thanë thotë një tjetër banor i kësaj zone që ndodhet në vendngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here