PD: Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike, ndërsa kryeministri bën pazar në dyqane luksoze

0
97

Partia Demokratike ka reaguar serish ndaj fotos së kryeministrit Rama, i cili shfaqet duke bërë pazar në një dyqan në Nju Jork.

Nënkryetari i PD, Edi Paloka shprehet se ndërsa shqiptarët janë të braktisur dhe në varfëri, Rama shpenzon paratë e shqiptarë për udhëtime kënaqësie.

“Ndërsa Shqipëria vuan nga kriza e rëndë ekonomike dhe shëndetësore, ndërsa policia përdori dhunë ndaj të rinjve në rrugë, Edi Rama vazhdonte udhëtimin e tij luksoz javën e kaluar për të bërë pazar në dyqanet luksoze të Neë York-ut. Shqipëria është vendi që jep ndihme të ulet ekonomike në rajon, që ka braktisur qytetarët gjatë pandemisë. Ndërkohë që Rama i shpenzon paratë tona në një udhëtim kënaqësie. Turp!”, shkruan Paloka në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here