“Kanë provuar se janë dy njerëz të bindur të Ramës”, Idrizi për ndryshimet në qeveri: Kemi të gjitha pushtet në duar të një personi!

0
107

Kyetari i PBDIU-së Shpëtim Idrizi i ftuar mbrëmjen e sotme në emisionin “Aktualitet” në Fax News foli në lidhje me ndryshimet e fundit që janë kryer në qeveri, ku kë krye të Ministrisë së Brendshme është emëruar Bledi Çuçi dhe në postin e Ministres së Bujqësisë është emëruar Milva Ekonomi.

Idrizi tha se këto ishin ndryshime të detyruara dhe se të dy këto emra janë të sprovuar se janë personazhe të bindur të Edi Ramës.

“Sigurisht që janë ndryshime të detyruara që zgjidhin ditën e parë vetëm hallet e zotit Rama dhe duket që nuk është një qeveri e Partisë Socialiste, por është një oborr personal i z.Rama, e gjithë Rilindja, nuk ndryshon asgjë. Është një oborr personal si nga përmbajtja dhe nga përbërja e qeverisë, ashtu edhe nga emra anonimë që nuk kanë lidhje me PS-në Të dy janë emra të sprovuar për atë që janë personazhe të bindur të z. Rama. Për sa i përket Z. Çuçi ka një percepsion pozitiv, por mbi të gjitha Policinë e Shtetit e drejton ai njeriu që edhe po ngrihen 500 mijë shqiptarë Edi Rama nuk e heq.“- tha Idrizi.

Duke folur më tej për dhunën e ushtruar në protesta ditët e fundit nga policia, Idrizi tha se është krijuar një polici e cila duke u drejtuar politikisht, nuk arrin që të sigurojë jetën e qytetarëve.

“Është një polici, që është në kapërcim të detyrave të saj, është një polici që duke u drejtuar politikisht nuk arrin që të sigurojë jetën e qytetarëve. Kur qytetarët protestojnë shohim se është ushtruar dhunë.  E gjithë revolta e ligjshme e cila ishte e mbartur, ku jemi në një vend ku korrupsioni galopant nuk ndëshkohet, përdorimi dhe kapja e shtetit në funksion të vjedhjeve nëpërmjet ligjeve, apo mosndëshkimi i vjedhjeve galopante ka sjellë një shoqëri që po përjeton një krizë shumë të madhe politike dhe ekonomike dhe shqiptarët nuk kanë më shpresë.

U desh vrasja makabre e të riut që e gjithë shoqëria të reagonte dhe e pamë sesi që në fillim policia u përpoq që ta manipulojë. Sot kemi gjithë pushtet në duar të një njeriu dhe të një sekti të tillë, u desh kjo shkëndijë që e gjitha bashkë të sillnin një revoltë dhe protestë shoqërore dhe është një gjë e mirë. Po shohim një polici shteti që është e mirëpajisur dhe duket se Edi Rama e ka mendjen jo të shërbejë dhe të nxjerrë arsyet se pse erdhi kjo indinjatë po ka hallë që të tregojë se është i fortë dhe se ka një polici që është e gatshme që të shtypë qytetarët.“- tha Idrizi. (M.Q/Faxweb.al)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here