Tritan Shehu nxjerr pamjet: Edi Rama duhet të fliste për “dhunuesit e adoleshentëve”!

0
130

Ish-ministri Tritan Shehu ka reaguar për mos denoncimin e dhunës ndaj të miturve nga Kryeministri Edi Rama. Në një postim në Facebook, Shehu thotë se Edi Rama foli për dhunë ndaj policisë, por nuk përmendi asgjë për dhunën ndaj minorenëve dhe medias.

Postimi i plotë i Tritan Shehut:

Rama foli per “kriminele qe po perdorin adoleshentet”; ai duhet te fliste per “dhunuesit e adoleshenteve”!
Nje prej tyre eshte ky sadist i peshtire ne foto e video pas asaj vrasjeje, fatkeqesisht pjese e Policise se Shtetit!
Shikojeni me vemendje!
Nje skuth, barbar e frikacak pa uniforme, pa distinktiv, qe me pas veshtron pereth me shprese te fshehjes te asaj sjelljeje te pa imagjinueshme ndaj adoleshentit!
Nje i dhunshem, i cili perpiqet qe “metodat” e tij tja “klonoje” dhe atij djaloshi “bashkepuntor” te hutuar, qe po i “meson zanatin”.
Ai keshtu po detyron edhe nje te ri te dhunoje nje adoleshent.
Ky eshte keq perdorimi i vertete i te rinjve per te cilin duhej te fliste Kryeministri- dhune e krim i shumefishte!
Por sic ai tha sot keto pamje “nuk i paskan arritur”!!
Per cudi “nuk kane arritur” as te Prokuroria, qe duhej te reagonte!!
Sepse ai person njollos Shqiperine e paraqit rrezikshmeri shoqerore jo vetem per ate qe po ben ndaj nje adoleshenti te tmerruar, por per shume me teper, dhe sepse sadizmin e tij kerkon tja imponoje edhe nje te riu tjeter, qe eshte i detyruar ta ndjeke ne kete cmenduri.
Ndeshkimi i tij sipas cdo ligji demokratik e gjykate te te drejtes, nuk ndihmon vetem drejtesine, viktimat e krimit, por dhe “nxenesit” fatkeqe te “mesimdhenies” se tij, nderin e neperkembur te Policise!
Nje video kjo e pa denje per nje Polici te nje vendi ne rrugen e integrimit, antar i NATO; me kujton vecse ato imazhe filmike te civileve te Gestapos.
Rama per kete duhej te fliste sot….!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here