Dhjetori ters i rrëzimit të qeverive!

0
179
Nga Elmaz Sherifi
Si e mesojme historine institucionale ne shqiptaret, me te degjuar, apo duke lexuar historine institucionale te deformuar ? Nuk eshte keq qe ta njohim historine e vertete, pa pretenduar ta ribejme, por ta rishkruajme duke u bazuar ne te dhenat arkivore qe per fat te mire, jane te bollshme.
Ne dhjetorin e vitit 1921, brenda 16 diteve ne Shqiperi u nderruan tre qeveri, duke shkelur “Bazat e Kanunores se Keshillit te Nalte”, nje pakete ligjore me gjashte norma te karakterit kushtetues.
Ne dhjetor 1921 u rrit konflikti institucional midis Keshillit te Nalte, qe kryente funksionet e kryetarit te shtetit,Keshillit Kombetar qe kryente funksionet e pushtetit legjislativ dhe qeverise.
Me 6 dhjetor 1921 dy anetaret e Këshilli i Naltë, Aqif Pashe Elbasanit dhe Luigj Bumçit, nga kater anetare, nxoren dekretin e shkarkimit te qeverise se Pandeli Evangjelit, te cilin e detyruan te jepte doreheqje.
Kryeministri flinte te “Hotel Kontinental”. Aty i derguan disa te “forte”, te cilet, me “kobure” e detyruan te neneshkruante doreheqjen, dhe Aqif Pashe Elbasani dhe Luigi Bumci, dekretuan kryeminister Qazim Koculin.
Qazim Koculi propozoi Minister te brendshëm, z. Luigj Gurakuqi, Min i Drejtësisë z.Hoxha Kadri, Min. te Luftës, z.Zija Dibra, Min. te Jashtëm At Fan Noli, Min. te Financave z.Ahmet Dakli, Min. te Arsimit z.Haki Refik Tirana dhe Min. P. Botore, konstitucionalistin z.Koço Tasi.
Po ate dite, më 6 dhjetor 1921, Qazim Koculi lajmëroi Pandeli Evangjelin se Këshilli i Naltë e kishte shkarkuar dhe ai ishte ngarkuar të formonte qeverinë e re.
Por, shume anetare te Keshillit Kombetar, nuk ishin dakort me procedurat e perdorura nga Aqif Pashe Elbasani dhe e kercenuan Qazim Koculin, i cili pas disa oresh, shkoi tek Aqif Pasha dhe dha dorëheqjen.
Aqif Pashë Elbasani, me 7 dhjetor 1921, me firmen e tij, pasi anetaret e tjere te Keshillit Nalt, nuk ishin ne Tirane, emëroi Hasan Prishtinën kryeministër dhe ministër të Punëve të Jashtme.
Hasan Prishtina më 7 dhjetor 1921 formoi qeverinë e tij, me Zija Dibrën ministër të Luftës, Hoxha Kadriun ministër të Drejtësisë, Fan Nolin ministër të Jashtëm dhe Luigj Gurakuqin ministër të Brendshëm. Noli ishte vënë në listën e ministrave pa dijeninë e tij, por, Hasan Prishtina i dërgoi një telegram imzot Fan Nolit qe ndodhej në Korçë dhe e njoftonte mbi rënien e qeverisë së Pandeli Evangjelit dhe e ftonte të bashkëpunonte me të, me tekstin “Sa do qi Këshilli i Naltë i’a kish ngarkuem barrën e formimit të Kabinetit të ri Z. Qazim Koculit edhe ky tue qenë se Bajram Fevziu dhe Mustafa Maksuti nuk deshën ta dorëzojnë qeverinë u shtrëngue të japi dorëhekjen mas 24 orëve. Atë here u ngarkuesh unë për formimin e Qeveris edhe Kabineti për veç ministris së P. të Jashtme asht plotësue e gjendet në vepërim. Lutemi pra mos me ma kursue bashkëpunimin tim si ministër i P. të jashtëmë”.
Fan Noli ishte edhe kryetar i Partise Demokratike, por e refuzoi postin me telegram, me tekst: “Ju falenderonj për ofiqin e lartë që më propononi po me qenë që nuk esht e mundur të mbleth Partinë dhe të kërkonj pëlqimin e saj, jam i shtrënguar të refuzoj”. Hasan Prishtina filloi qeverisjen dhe beri shkarkime ne administrate.
Populli i kryeqytetit, duke kënduar këngë kombëtare dhe duke brohoritur “Poshtë agjentët e Italisë” u mblodhën përpara kryeministrisë dhe kërkuan rikthimin në detyrë të nëpunësve të hequr, si edhe dorëheqjen e kabinetit Hasan Prishtina.
Dy ditë më vonë, në Tiranë, u mbyllën shkollat dhe u rrit presioni mbi Hasan Prishtinën.Këshilli i Naltë/Aqif Pasha, e këshilloi Hasan Prishtinën të jepte dorëheqjen, të cilën ai e dha më 11 dhjetor 1921, pas 4 ditesh qeverisje.
Me 12 dhjetor 1921,Këshilli i Naltë emëroi Idhomene Kosturin kryeministër ad interim dhe nënsekretarët e dikastereve, i emeroi ministra ad interim, me vendimin: “Përpara Këshillës së Naltë të gjithë zavendësave të gjithë Ministrive u dha nji vendim me za të plotë të të gjithëve, për të formuar nji orë e më parë nji Ministri (qeveri) qi të marrë në dorë të tëra Ministritë e Kabinetit të Hasan Prishtinës, edhe për të mos mbetur Shteti pa qeveri, të formohet një Qeveri e përkohshme, deri sa të mblidhet Parlamenti qi të formohet nji Qeveri e qëndrueshme. Kryeministër u zgjoth me vota të përgjithëshme Z. Idhomene Kosturi; zavendës i Ministris së P. të Brëndshme, këshilltari Z. Reuf Fico; zavendës i Ministrisë së Drejtësiës, Z. Qerim Çelo; zavendës i Ministrisë së Financës, Z. Sulejman Starova; zavendës i Ministrisë së P. të Jashtme, Z. Xhafer Vila; zavendës i Ministrisë së Arësimit, Z. A. Xhuvani; zavendës i Ministrisë së Luftës, z. Major Shefiku e zavendës i Ministrisë së P. Botore, Z. Paftali”
Keshilli Kombetar u mblodh me 21 dhjetor e shkarkoi Aqif Pashe Elbasanin dhe Luigj Bumcin.
Me 24 dhjetor u rrezua edhe qeverisese Idhomen Kosturit u emeruan ne Keshillin e Nalte Gjon Coba e Refik Toptani dhe u krijua qeveria e Xhafer Ypit, i cili u be edhe kryetar i Partise Demokratike.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here