‘Rilindja’ bën gati valixhet, ku do përfundojnë?!

0
119

Duhen edhe disa muaj që shqiptarët të dalin në zgjedhjet e radhës, për të votuar se kush do ta qeverisë vendin pas 25 Prillit 2021.

Por pavarësish nga kjo, qeveria monopartiake e drejtuar nga Edi Rama duket se e ka lëshuar veten në rënie të lirë, pa shkuar ende shqiptarët te kutitë e votimit.

Në mbyllje të mandatit të dytë si kryeministër, Edi Rama më shumë po harxhon energji për të justifikuar dështimet katastrofike të qeverisjes së tij.

Nuk bëhet më fjalë për mosmbajtje premtimesh, por më shumë për zhytjen e vendit në një krizë të paprecedentë ekonomike, sociale dhe politike.

Historia e dy mandateve të Edi Ramës lidhet më shumë me grabitjen e financave dhe pasurive të vendit; me një aleancë të hapur me krimin e organizuar dhe atë ekonomik, se sa me paaftësi dhe dështim që mund t’i ndodhë kujtdo.

Kjo është arsyeja që Edi Rama, i cili ka muaj të tërë që nuk shkel në zyrë, më shumë po investohet te një amnisti fiskale dhe penale për veten dhe bashkëpunëtorët, se sa te shpresa se mund të fitojë një “mandat të tretë”.

Pikërisht ditët e fundit të Edi Ramës në pushtet përshkruan në punën e tij të radhës, mjeshtri i karikaturës politike Bujar Kapexhiu, botuar te MAPO.

Valixhet e “Rilindjes” janë bërë gati për udhë; ca drejt burgut, të tjerë në memorien kolektive si të dështuar, mashtrues dhe arrogantë!

Image

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here