Ronaldo shijon pushimet në jahtin luksoz, shikoni ‘bishën’ 5.6 mln euro

0
131

Cristiano Ronaldo dhe Georgina Rodríguez po shijojnë stinën e verës në një jaht luksoz që kushton gati 6 milionë euro.

Futbollisti ka bërë të vetin një jaht të firmës italiane “Azimut”, me gjatësi 27 metra. Ky jaht, ndër lehtësitë e tjera, ka një nga karakteristikat më të lakmueshme në sektorin detar: një suitë me xham panoramik, që lejon pamje spektakolare dhe unike të detit, siç raportohet nga “Expansión”.

Në brendësi të tij janë katër suita dyshe për pasagjerë dhe dy kabina të tjera për ekuipazhin. Gjithashtu, funksionojnë shtatë banjo në të tria nivelet (katet) e mjetit lundrues. Por, nëse zona më intime është e pakonkurueshme, e tillë konsiderohet edhe pjesa e jashtme, me një dizajn modern dhe linjë aerodinamike, që e lejon jahtin të lundrojë me një shpejtësi maksimale prej 28 miljesh.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here