STUDIMI/ Si shpërndarja e vaksinave po vë në dukje një ndarje midis vendeve të pasuara dhe të varfra

0
145
Muaj të vështirë janë përpara, por shpërndarja e vaksinës së parë në kohë rekord dhe miratimet e mundshme kanë shënuar një pikë kthese për vendet e pasura që mund të përballojnë vaksinat. Por, zyrtarët e shëndetit publik në botën në zhvillim, kanë thënë se kjo mund të vërë në dukje një ndarje të vendeve të pasura nga ato të varfra.

SHBA-Kur 90-vjeçarja Margaret Keenan  në Britaninë e Madhe, mori vaksinën e parë në botë të autorizuar dhe testuar antiCovid-19 në fillim të kësaj jave, fundi i pandemisë Covid-19 dukej më në fund i arritshëm.

Muaj te veshtire vijne  përpara, por shpërndarja e vaksinës së parë në kohë rekord dhe miratimet e mundshme kanë shënuar një pikë kthese për vendet e pasura që mund të përballojnë vaksinat për të përballuar virusin. Por, zyrtarët e shëndetit publik në botën në zhvillim, kanë thënë se kjo mund të vërë në dukje një ndarje të vendeve të pasura nga ato të varfra.

Pazari me vaksinat

Vendet e pasura kanë filluar të bëjnë pazar me vaksina për muaj me radhë. Një bazë e të dhënave e azhurnuar vazhdimisht dhe e përpiluar nga Qendra Global e Inovacionit Shëndetësor, kanë treguar marrëveshje dypalëshe me vlerë miliarda dollarë nga një pjesë e vendeve për vaksinat në zhvillim.

Disa vende dhe blloqe rajonalë kanë porositur vaksina që mund të mbulojnë shumë më tepër sesa e gjithë popullata e tyre. Aleanca e Vaksinave të Popullit, një vëzhgues ndërkombëtar i vaksinave që përfshin Amnesty International dhe Oxfam, tha këtë javë që vendet e pasura kanë blerë doza të mjaftueshme të vaksinave Covid-19 për të imunizuar popullsinë e tyre tre herë.

Qeveria Kanadeze ka siguruar për të vaksinuar qytetarët e tyre pesë apo edhe gjashtë herë, megjithëse jo të gjithë kandidatët për vaksina që ka porositur mund të aprovohen për përdorim.

Të dhënat e Aleancës tregojnë se ndërsa kombet më të pasura të botës po presin aprovimin e marrëveshjeve, gati 70 vende të varfra do të jenë në gjendje të vaksinojnë vetëm një në 10 persona gjatë vitit 2021.
“Është zhgënjyese që pavarësisht qëllimit për të marrë drejtësi në të gjithë globin. Momenti për të cilin kemi biseduar të gjithë, i solidaritetit global dhe bashkëpunimit global, është tani. Testi i ndihmës është tani. Nuk ka absolutisht asnjë kuptim moral që të ketë doza të tepërta të vaksinave në vende të caktuara dhe absolutisht asnjë dozë të vaksinave në vendet e tjera të botës,”– ka thënë kreu i Qendrave Afrikane për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve John Nkengasong, duke vënë kështu në dukje në parregullsi në shpërndarjen e vaksinave.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here