Nënë Tereza e mohuar nga shtypi shqiptar; nga “Nobeli deri te shenjtërimi!

0
197

Një kronologji e shtypit shqiptar nga koha kur misionarja shqiptare viziton për herë të parë Shqipërinë; Si ka evoluar njohja e Nënë Terezës përmes shtypit shqiptar; nga njoftimi i thatë nga shtypi zyrtar i vitit ‘89, më 5 shtator 1997, kur u nda nga jeta, ceremonia mortore, si dhe ikja nga jeta e misionares shqiptare ka pasur kulmin e jehonës në mediat shqiptare të cilat shkruanin pothuaj në një zë: Bota shqiptare sot në zi. Më 17 tetor 1979, kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar apo folur diku.

 

 

 

 

 

Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ‘80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar. Më 25 tetor 1979, në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. Po në këtë gazetë, më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron. Vizita tjetër e Nënë Terezës, me 1990 ku shtypi më shumë ka pasqyruar pritjet politike që ka pasur ajo me Nexhmije Hoxhën dhe Ramiz Alinë.

 

 

Nga Violeta Murati

 

Është një njoftim i thatë që vjen më 15 gusht 1989 nga shtypi zyrtar i kohës, kur Nënë Tereza bën vizitën e parë në Shqipëri. Vetëm dy radhë njoftojnë ardhjen e saj, pa asnjë sensacion tjetër përcjellës, fjalë për fjalë shkruhej: “Mbërriti për një vizitë private Nënë Tereza”, si dhe njoftohen takimet me ministrin e Jashtëm të asaj kohe, Reis Malile.

Më 16 gusht të 1989-ës, gazetat në Tiranë si agjencia telegrafike e lajmeve (ATSH), “Zëri i popullit”, “Bashkimi”, “Zëri i rinisë” shkruajnë në pak radhë se Nënë Tereza bëri homazhe në Varrezat e Dëshmorëve, nënës dhe motrës së saj etj. Nga ky njoftim i vakët, krejtësisht i thatë i shtypit të kohës, pas ‘91-shit nis një valë e re përshkrimi, informimi dhe qëndrimi intelektual për njohjen e figurës së Nënë Terezës. Intensiteti i shkrimeve lidhet me thellimin intim mbi jetën e misionares shqiptare.

Ndërsa më 17 tetor 1979, kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar, apo folur diku. Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ‘80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar për misionaren e paqes. Më 25 tetor 1979, në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. Po në këtë gazetë më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron.

Por jo ndonjë rast mbresëlënës nga shtypi i këtyre dhjetëve vjetëve, përveç shenja e lumturimit dhe e dukshme intensifikimi i njohjes me misionaren shqiptare.

Duke e lidhur këtë pikërisht me një fillesë siç ishte viti 1989, kur për herë të parë Nënë Tereza shkeli Shqipërinë.

I vetmi botim që na njeh me këtë kronologji, si referencë nga më interesantet për një vend origjine, është bibliografia për Nënë Terezën, me autore Liljana Verdhon.

Çfarë është evidentuar në hartimin e kësaj bibliografie ka të bëjë me njohjen e vonë të shqiptarëve për këtë figurë simbolike. Vërejmë se fillimisht figura e Nënë Terezës është pasqyruar në shtypin shqiptar në Kosovë, si dhe në atë të diasporës. Lajmin i parë për të në Shqipëri shënon gushti 1989. Arsyeja është historike, është e njohur, regjimi komunist ia ka ndaluar ardhjen dhe për këtë arsye largimin në kohë për njohjen e Nënë Terezës nga shqiptarët. Nga ai njoftim i vakët, krejtësisht i thatë i shtypit të kohës, pas ‘91-shit nis një valë e re përshkrimi, informimi dhe qëndrimi intelektual për njohjen e figurës së Nënë Terezës. Intensiteti i shkrimeve lidhet me thellimin intim mbi jetën e misionares shqiptare.

Nga mosnjohja dhe mohimi total, shtypi nxiton të ndjekë kronologjinë dhe ritmikën e jetës së Nënë Terezës duke u afruar pranë saj, me ndjesi krenarie. Pak nga pak, por me një intensifikim informacioni, shkrimet pasqyrojnë jo vetëm jetën e Gonxhe Bojaxhiut, emri i vërtetë i Nënë Terezës, por edhe e misionit të saj, punën e misionareve që lidhen me emrin e saj. Nisën të dilnin botimet e para, libra, albume e kujtime.

Kjo përmasë njohje u tejkalua edhe në artet pamore, ku mjaft piktorë e patën muzë frymëzuese në pozicionin e saj hyjnor, atë të lutjes.

Kulmi i “publicitetit” të Nënë Terezës arriti në zenit në vitin e Lumturimit të saj, në vitin 2003. Nga ’91 shtypi i Kosovës sjell intervistat e para më Nënë Terezën, dhe më 1991, në një intervistë, ajo çfarë përpiqet të mohohet nga qarqe ekstremiste, pohohet me vetë gojën e misionares së paqes duke thënë: “Unë jam Tereza e Kalkutës, por unë jam shqiptare”.

Deri më ’98 shtypi shqiptar herë pas herë ka në faqet e tij, intervista me Nënë Terezën qoftë nga gazetarët, por edhe të përkthyera nga gazeta të rëndësishme evropiane. Më 17 tetor 1979 kur Nënë Terezës iu dorëzua çmimi “Nobel”, asnjë dijeni nuk ka pasur në Shqipëri, qoftë dhe burime të fshehta që të jetë dëshmuar, apo folur diku. Vonë në shtypin e Kosovës, shfaqen shkrime nga vitet ’80 mbi këtë vlerësim ndërkombëtar për misionaren e paqes. Më 25 tetor 1979 në mediat e Kosovës, pikërisht në gazetën “Rilindja” botohet telegrami i Titos drejtuar Nënë Terezës me rastin e marrjes së çmimit “Nobel”. Po në këtë gazetë më 10 korrik të vitit 1986, njoftohet takimi i Nënë Terezës me Fidel Kastron. Dom Gjergj Lushi, që njihet si biografi më i rëndësishëm i N. T., bie në sy me një seri shkrimesh te “Rilindja”, deri më 15 gusht 1989 shtypi zyrtar i kohës jep lajmin e thatë: “Mbërriti për një vizitë private Nënë Tereza”. Në vitin 1990 është 80-vjetori i lindjes së N. T. dhe në faqet e shtypit shënohet shkrimi i parë për misionaren i gazetarit Petro Dhimitri: “Nënë Tereza e mbarë botës”, gazeta “Bashkimi”. Autorja e bibliografisë për Nënë Terezën, Liljana Verdho, thotë se mban për shkrim të parë, për dhënien e kësaj figure dhe portretin e saj të plotë, artikullin “Fytyra e ndritur e humanizmit”, shkruar nga Luan Rama, botuar në revistën “Ylli”, në vitin 1990, vit kur pasoi edhe vizita tjetër e Nënë Terezës, ku shtypi më shumë ka pasqyruar pritjet politike që ka pasur ajo si Nexhmije Hoxhën apo Ramiz Alinë.

Shumë intelektualë, shkrimtarë dhe piktorë bëhen aktivë në dhënien e portretit dhe impresionit të Nënë Terezës. Përmenden këtu Luan Rama, Visar Zhiti, kineasti nga Kosova Gani Mehmetaj, piktori Maks Velo, Pjetër Pepa, Ali Podrimja, Aurel Plasari, Ismail Kadare etj. dhe shënohet përkthyesja e parë e veprës së Nënë Terezës, Donika Omari me autor Franca Zambaninin “Tereza e Kalkutës, Lapsi i Zotit”, përkthyer në vitin 1994. Ndërsa libri i parë për Nënë Terezën, në gjuhë të huaj, është botuar më 1969, nga Petër Day me titull “Aposte of the unwanted Mother Tereza) Melburn, Australi.

Më 5 shtator 1997, kur u nda nga jeta, ceremonia mortore, si dhe ikja nga jeta e misionares shqiptare ka pasur kulmin e jehonës në mediat shqiptare të cilat shkruanin pothuaj në një zë; Bota shqiptare sot në zi; bota sot është jetime! Duke përcjellë dhe ceremoninë madhështore që i është bërë asaj duke u nderuar e vajtuar nga e gjithë bota.

Materiali skeduar, i shumtë në numër, nga shumë autorë shqiptarë dhe të huaj, personalitete të botës, presidentë, kryeministra, shkencëtarë, artistë e shkrimtarë etj paraqitnin figurën e Nënë Terezës jetën, veprën e saj nëpërmjet kujtimeve, veprave letrare artistike, ese, komente etj. I gjithë ky material bibliografik qëndronte i shpërndarë në rreth 100 tituj periodikësh të botuara jo vetëm në Shqipëri.

Shkrimet e autorëve të shumtë shtrihen në një periudhë kohore 30-vjeçare, (1969-2003), të cilat përbëjnë rreth 1200 zëra bibliografikë. Që në vitin 1997 në Muzeun Historik Kombëtar, në mënyrë të rregullt nisi puna për të mbledhur një bibliografi të shkrimeve për Nënë Terezën. Por ishte viti 2003 që bëri të dukshme dhe apeloi drejt konkretizimit të një bibliografie tashmë në formën e një libri të veçantë. Ky botim bibliografik do të konsiderohej si një nga veprimtaritë më të rëndësishme botuese të Muzeut. “Në një periudhë kohore disamujore është punuar për bibliografinë duke pasur parasysh pasqyrimet e figurës së Nënë Terezës në shtypin shqiptar në përgjithësi, pa harruar këtu edhe një bibliografi më tepër të përzgjedhur dhe emblematike për Nënë Terezën në shtypin e huaj. Bibliografia është thelb i katalogut të referencave që dokumentojnë në mënyrë të patjetërsueshme një figurë historike”, – tregon Verdho. Ajo shton se ky material ka karakter dokumentar, kronologjik dhe arkivor. Pasuria bibliografike që përfshihet këtu nuk është dhënë në mënyrë shteruese, por duke lënë rrugën hapur për botime pasardhëse, plotësues e në vazhdimësi.

***

“Nënë Tereza është fëmija e Nikollë dhe Drane Bojaxhiut, e cila lindi në Shkup, më 26 gusht të vitit 1910 dhe vdiq në Indi më 5 shtator 1997. Ajo ishte fëmija e pestë e familjes, më e vogla, e cila u pagëzua me emrin Gonxhe Anjeze, dhe në moshën tetë vjeç e gjysmë, në vitin 1919, u krezmua në katedralen e “Zemra e Krishtit”, Shkup, sipas Selisë së Shenjtë.

Në moshën 18-vjeçare, iu bashkua rregullit islandez të Loretos, motrat e të cilit mbanin një stacion misionar në Kalkutë.

Më 1946 ajo kërkoi leje të ndërpresë shkollën dhe të punojë në mes të të varfërve në lagjet e qytetit, së cilës i erdhi si një “thirrje e dytë” nga Zoti. Në vitin 1948 u lejua të ndërrojë rregullin uniform të Loretos me sarin e lirë indian, duke krijuar misionarët e dashurisë për të ndihmuar, dashur dhe shërbyer të varfërve. Për më shumë se 15 vjet punë në ndihmë të të varfërve, më 1965 rregulli i Nënë Terezës, “Misionarët e dashurisë” pranohet si kongregacion papnor nën mbrojtjen e Vatikanit. Ajo tashmë është një rregullatore e lirë.

Në vitin 1979 Nënë Tereza merr çmimin “Nobel” për paqe, ku komiteti suedez ka vlerësuar shpirtin, i cili përshkon aktivitetin e Nënë Terezës, çdo krijesë njerëzore për të është e shenjtë, që pa ngurrim i dhuron dashuri.

Ndërsa kryetari i Bankës Ndërkombëtare, z. Robert Maknamar, ka deklaruar se Nënë Tereza e meriton shpërblimin “Nobel” për paqe, sepse ajo ngriti paqen në mënyrën më esenciale, me konfigurimin e saj të pacenueshmërisë së dinjitetit të njeriut.

Në marrjen e “Nobelit” midis shumë pyetjeve të tjera, ajo iu përgjigj pyetjes së në gazetari sllav: “N. T. ju keni lindur në Jugosllavi… jetoni në Indi… motrat tuaja veprojnë në shumë vende, si e ndieni veten?”

Nënë Tereza i është përgjigjur: “Për sa i përket gjakut dhe prejardhjes, unë jam shqiptare, indiane për kah nënshtetësia, motër-murgeshë katolike, për kah thirrja, që i përkas gjithë botës, ndërsa për kah zemra i përkas plotësisht zemrës së Krishtit”. (marrë nga libri i Dom Lush Gjergjit, “Nëna jonë Terezë”, Zagreb, 1990, f. 210.)

***

Ka kohë që figura e Nënë Terezës dhe vepra e saj bashkë me motrat “Misionare të dashurisë” mbushin faqet e shtypit botërore, shkrime që vërehen jo vetëm në faqet e shtypit me karakter fetar, por edhe në faqet e shtypit të përgjithshëm, nga më të njohurat në botë, në të cilat titujt vendosen në faqet e para, me emrin e saj.

Janë shkruar shkrime, libra, për jetën, shembullin dhe veprën e saj, në të gjitha gjuhët e botës, madje edhe brenda gjuhëve, në dialekte, të ndryshme saqë emri i saj është kthyer në simbol të paqes, mirësisë, dashurisë, mirëkuptimit, dhe të sakrificës për më të varfrit e botës duke u quajtur si Nëna e më të varfërve apo Nëna e dashurisë. Kjo logo është përdorur në organizimin e konferencës nga Qendra e Studimeve Albanologjike, ku u mblodhën për të kremtuar nisjen zyrtare të veprimtarive për 100 vjetorin e lindjes, përfaqësues të katër komuniteteve fetare, si shenjë paqeje, dhe dashurie nga predikimi i misionares që nuk kishte atdhe në besimin e saj.

Intervista

 

Mjaft skematik shtypi!

Para vitit ‘90, asnjë shkrim për Nënë Terezën nuk njihet nga shtypi i kohës. Vetëm me vizitën e dytë të saj, më ‘90, për Nënë Terezën nis intensifikimi i shkrimeve, dhënia e portretit dhe veprimtarisë së saj përmes medias. Këtë kronologji kemi arritur ta nxjerrim për herë të parë, -si amplitudë ndjeshmërie për misionaren shqiptare, ndërkohë që gjithë bota e nderonte, deri në kulmimin e “Nobelit” – përmes bibliografisë së botuar për Nënë Terezën, përgatitur nga ish studiuesja e Muzeut Historik Kombëtar, Liljana Verdho. Ajo tregon se si shtypi në fillimet e tij, e njoftonte këtë figurë në mënyrë skematike, madje thotë se ende nuk përcillet aq gjallë sa ç’ishte veprimtaria e sa bamirëse.

Nga gjitha mediat që keni vëzhguar, çfarë ju ka rënë në sy në raport me shkrimet e Nënë Terezës? Si është trajtuar ajo ka arritur të merret simbolika e saj?

Së pari dua të them se Nënë Tereza tek ne, në shtypin shqiptar, i ka botimet e saj vonë. Në qoftë se në shtypin botëror shkrimet që janë bërë për të, numërohen me mijëra, ne kemi filluar shumë vonë ta pasqyrojmë veprimtarinë e saj, dhe se kush ishte ajo. Megjithatë figura e saj, shkrimet e saj të para i ka në vitin 1989, të cilat fillojnë me njoftimet në shtypin e kohës, të dhëna nga ATSH.

Si ka qenë ky njoftim i parë për Nënë Terezën, si është dhënë ky informacion?

Njoftimi i parë ka qenë tejet zyrtar nga agjencia telegrafike e lajmeve, se Nënë Tereza erdhi për një vizitë private në Shqipëri. Ishte siç i japin këto lloj agjencisë, ishte pra një njoftim në mënyrë telegrafike ku vetëm njoftohej ardhja e saj. Vetëm kaq. Por shkrimi i parë për Nënë Terezën është më 29 gusht 1990 në gazetën “Bashkimi” nga gazetari Petro Dhimitri.

Ky mbahet si shkrim i parë i plotë?

Po ky shënon shkrimin e parë të plotë, mbas njoftimit të bërë nga agjencia telegrafike e lajmeve, në gusht të ‘89-ës, kur vetëm një vit më pas, më ‘90, vjen portret i qartë. Më pas është botuar nga një revistë e dytë, e cila dilte në atë periudhë, që quhej “Ylli”, po në vitin ‘90, nga zoti Luan Rama. Ky shkruan një artikull mbi humanizmin e Nënë Terezës. Ndërsa si përkthyese e parë e veprës së Nënë Terezës shënohet përkthyesja e njohur Donika Omari.

Në cilat vite nisin kërkimet bibliografike që ju keni përfshirë në librin e parë bibliografik për Nënë Terezës?

Hartimi i kësaj bibliografie i ka fillesat e saj në vitin 1997, mbas hulumtimeve të shkruara për të, më ngjalli një ndjenjë e veçantë për këtë figurë të madhe. Sidomos në një libër të Dom Lush Gjergji, për të cilin mund të themi se është autori më i plotë dhe më i saktë për Nënë Terezën, që botonte jashtë kufijve të Shqipërisë.

Në punën tuaj hulumtuese, për përcjelljen e figurës së Nënë Terezës në shtypin shqiptar, a keni ndeshur me shkrime rreth saj në diktaturë qoftë dhe në fshehtësi?

Në Shqipëri nuk është shkruar dhe nuk është folur asnjëherë për këtë figurë të madhe. As në fshehtësi nuk është zbuluar ndonjë material. Madje as për çmimin “Nobel” shqiptarët deri më ‘90-ën nuk e kanë ditur. Vetëm pas vitit ‘89 siç thashë më lart njihet njoftimi i parë telegrafik për të, dhe më ‘90 shënohet shkrimi i parë.

Po intensitetin më të madh, që ju e quani hapje porte, në lidhje me njohjen e Nënë Terezës, në cilat vite shënohet përmes shtypit?

Kur ajo erdhi në Shqipëri për herë të dytë. Qeveria e asaj kohe vendosi që të bëhej, në 90 vjetorin e lindjes së saj, një ceremoni të madhe, kur erdhi edhe Papa Gjon Pali i Dytë. U organizuan ekspozita, e dolën botime ku kanë shkruar autorë shqiptarë për të. Ndërsa për herë të parë u bë dhe bibliografia e Nënë Terezës, që u përfshi në projektin e kremtimit të shenjtërimit të Nënë Terezës nga Vatikani, në vitin 2003. Më pas qeveria vendosi që dita e lindjes së Nënë Terezës të jetë një ditë kombëtare.

Si del figura e Nënë Terezës përmes shtypit, a mendoni se është marrë e plotë deri tani simbolika e Nënë Terezës duke iu referuar punës me bibliografinë?

Në fillim shkrimet e para ishin skematike, sepse dukej që nuk kishte shumë burime njohje për të, qoftë libra, por dhe nga mediat. Pastaj njohja për të vjen duke u thelluar, po ashtu dhe artikujt janë të mbushur më me shumë informacion mbi jetën dhe veprimtarinë e saj. Po sado që të shkruajnë autorët për të, mendoj se vepra e saj është e paarritshme. Pas viteve ‘90, ajo çfarë është pasqyruar edhe në bibliografi ka të bëjë me një lëndë materiale me rreth 1200 njësi bibliografike, nga të cilat 114 libra të botuar për Nënë Tereza, dhe 27 libra janë me autorësi të Nënë Terezës. Rreth 970 artikuj numërohen në këtë bibliografi ku autorët që shkruajnë për të janë 430 autorë, nga këta 90 janë të huaj. Për të nxjerrë këtë lëndë bibliografike janë shfrytëzuar 99 tituj të periodikut të përfshirë në këtë material. Pra lënda është shumë e gjerë ku përfshihet vepra dhe aktiviteti i saj, dhe qëllimi i kësaj bibliografie ku të gjitha këto materiale të përfshihen në një dhe të bëhej si një çelës për studimin e kësaj figure më tej. Kjo është një punë e pambyllur pasi shkrime mbi të vazhdojnë të shkruhen edhe sot, e cila bën të mundur që numri i artikujve i shkrimeve, të intensifikohet. Përmes leximit mbi jetën e saj, ne arrijmë ta duam dhe t’i afrohemi kësaj figure, se jo të gjithë mund ta kuptojnë atë pasi e analizojnë si një person klerik, të fesë. Mirëpo duke qenë një person i fesë, për këtë u kritikua në kohën e socializmit, ndërkohë që ajo është njeri në radhë të parë, që shpreh dashuri, dhe me anë të dashurisë së Zotit, bën të mundur që të ndihmojë njerëzit, shoqërinë. Ajo për ngjarjet e ‘97 ka folur direkt për shqiptarët, duke iu kundërvënë edhe shkrimeve që hedhin dyshime mbi prejardhjen e saj, ku vetë deklaron, pohon: “Unë jam shqiptare”! Ajo, ne, na ka nderuar, tani na mbetet ne për detyrë ta nderojmë. (2014)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here