“E rrahën dhe nuk po i ofrojnë ndihmë shëndetësore”, denoncimi i fortë i Goxhajt për 19-vjeçarin e arrestuar: Ndodhet në gjendje të rëndë në komisariatin nr.1

0
182

Avokat Altin Goxhaj, përmes një ndërhyrjeje urgjente në transmetimin live të protestës në FaxNews, ka denoncuar një rast mjaft të rëndë nga komisariati nr.1, ku një 19-vjeçari të arrestuar nuk po i ofrohet shërbimi shëndetësor.

Goxhaj u shpreh se pasi efektivët e kanë rrahur, tashmë nuk i ofrojnë shërbimin shëndetësor. Avokati theksoi se po nisej për aty me një ambulancë dhe do të vijojë denoncimin e rastit.

“Dua që të bëj një denoncim, Andrea Bregu është në gjendje shumë të rëndë shëndetësore në komisariatin nr.1 dhe i refuzohet shërbimi shëndetësor. Pasi e kanë rrahur, 19-vjeçari është në gjendje të rëndë shëndetësore dhe nuk po i ofrojnë shërbimin shëndetësor. Dua ta bëj në media këtë denoncim dhe ta bëj publik, Andrea Bregu quhet 19-vjeçari dhe unë po nisem për aty po marr dhe ambulancën”, tha avokat Goxhaj.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here