Bardhi: Protestuesit u sulmuan pa asnjë shkak, dhunën e nxit Rama

0
134

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, thotë se protesta e ditës së 5-të në Tiranë për vrasjen e të riut Klodian Rasha ishte model, paqësore dhe që mori duartrokitjen e qytetarëve që ndaluan makinat e tyre në trafikun e Tiranës gjatë kohës së marshimit drejt Drejtorisë së Policisë.

Bardhi thotë se kaq ka mjaftuar pasi mbështetja e qytetarëve të Tiranës e tërboi sot Edi Ramën, duke i rrëzuar cilësimin 4-ditor , që i bënte të rinjve shqiptarë si “huliganë”dhe “të blerë”.

“Urdhri për të sulmuar protestuesit pa asnjë shkak është kriminal dhe provokon dhunë. Çdo pengesë për një protestë paqësore apo ndalimi i qytetarëve pa kryer asnjë akt dhune është i paligjshëm. Helmimi masiv i Tiranës me gaz lotsjellës dhe dhuna ndaj fëmijëve është banditizëm shtetëror.

Dhunën po e nxit Edi Rama. Arsyeja e vetme është frika që tashmë shumica e shqiptarëve nuk e pranon dhe po kundërshton arrogancën, dhunën dhe keqqeverisjen e tij 7 vjeçare. Ai është frymëzuesi dhe autori i shndërrimit të Policisë së Shtetit në një bandë që lufton qytetarët. Që pasi të vret, të pengon edhe të protestosh” – shkruan Bardhi në Facebook.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here