Ngjela del nga “vetja”: Si mund të lejohen 100 alabakë të Saliut të plaçkitin Tiranën?!

0
105

Avokati  Spartak Ngjela, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit dhe i FBI-së bashkë, ka harruar thirrjet qe bente ne 21 janar që të vriteshin të gjithë për liri kundër regjimit të Sali Berishës, teksa dje shpërtheu ashpërsisht kundër të rinjve protestues.

Si mund të lejojë policia njëqind alabakë të Saliut, ardhur nga skutat primitive të Shqipërisë, të thyejnë dhe plaçkitin Tiranën?- pyet avokati dhe më pas, si zakonisht, vetë-përgjigjet në formë urdhëri:

– Gjithë policia e shtetit duhet të vijë këtu dhe t’iu tregojë vendin vandalëve. Policia, kundrejt dhunuesve të ligjit, është forcë, nuk është përkëdhelje.

Më pas, avokati shtron pyetjen e zakonshme dhe fondamentale, që sigurisht lidhet drejtpërdrejt me kryeqendrën e Amerikës, Washingtonin:

– Po Uashingtoni, a do t’i kërcënojë? – pyet avokati për politikanët shqiptarë dhe menjëherë vjen vetë-përgjigja.

Duhet t’i kërcënojë rreptë që të tre: Ramën, Berishën dhe Bashën. Që të tre janë pas vandalëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here