Halabakëri dhe hipokrizi

0
216
Nga: Ylli Manjani
========
Akuza ende zyrtare ndaj policit vrasës, për “vrasje në kushtet e kapërcimit të mbrojtjes së nevojshme” është vërtetë HALABAKËRI.
Ajo ndjesa ndaj familjes së të ndjerit, me këtë akuzë zyrtare, quhet hipokrizi!
E kuptoj, që prokuroria nuk ka kryer hetime të thella dhe siç e ka huq, çon akuza sa me thënë në gjykatë për marrje mase sigurie. Por nëse kjo akuzë mbetet e konsideroj HALABAKËRI.
Asnjë lidhje me drejtësinë për të ndjerin!
E përsëris, instituti ligjor i mbrojtjes së nevojshme, zbatohet në raste përleshje apo dyluftimi, ku dikush sulmon padrejtsisht dhe tjetri mbrohet me mjetet që ka në dispozicion. Tejkalimi i vetmbrojtjes konstatohet nga mjeti i përdorur dhe itensiteti i veprimeve. Këtë e thotë ligji. E thotë jurisprudenca e konsoliduar. Këtë gjë juristët e mësojnë në vitin e dytë juridik.
Mirëpo nga sa është përçuar në publik, ngjarja e rëndë nuk del të ketë qenë një përleshje. Polici nuk u sulmua. Përkundrazi ky i fundit ka sulmuar viktimën në ikje. Polici ka kryer qitje ndaj një personi që po i largohej, jo ndaj një personi që po e sulmonte!!!
Këto rrethana e vendosin policin nën akuzën e vrasjes me dashje. (Shumë e ngatërrojnë me vrasjen me paramendim, por nuk duket ashtu). Pendesa e thellë pas ngjarjes nga ana e policit, shërben si rrethanë lehtësuese dhe le ta përfitojë atë. Por duhet të kuptojmë se ai ka vrarë jo në kushtet e vetmbrojtjes, sepse nuk u sulmua nga askush.
Dallimi ndërmjet vrasjes me dashje dhe vrasjes si tejkalim i vetmbrojtjes është i madh. E para dënohet jo më pak se 10 vite. E dyta dënohet deri në 7 vite. Përveç fyerjes që i bëhet viktimes dhe familjes me cilisime ligjore që fshehin të vërtetën. Praktikisht e shpallin viktimën “fajtor” se na paska sulmuar policët. Por faktet që njohim nuk e mbështesin aspak këtë pisllëk teori.
Prokuroria ka kohë plot ta rishohë akuzën, të cilën duket se e ka bërë copy and paste nga materiali skandaloz i SHÇBA.
Ndërkohë nga prokuroria, pritet më shumë sesa rikualifikimim zyrtar të veprës penale. Pritet të sqarojë të gjitha përpjekjet e zinxhirit të komandës policore që deshën të fshehin ngjarjen, ta tranformonin e manipulonin. Si u bënë hurmat armë? Kush e vuri armën në vendngjarje? Etj etj etj…
Nëse këto elementë nuk sqarohen, nuk ka drejtësi!
Nëse ajo akuzë mbetet, gjithnjë në kuadër të ngjarjes që njohim publikisht, jemi vërtetë në HALABAKËRI.
Kurse ndjesa mbetet thjesht hipokrizi e ditës për vrasjen e natës.
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here