Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu, partneret e Ardit Gjebresë që “zhdukën” të dashurit pas famës

0
210
Nevina Shtylla dhe Arjola Shehu janë partneret e Ardit Gjebresë në “Kënga Magjike 2017”, të cilat po komentohen në rrjetet sociale për pamjen dhe suksesin e menjëhershëm në televizion. Nuk kanë munguar ngacmimet që u bëjnë në skenën e Pallatit të Kongreseve, Bes Kallaku dhe Erion Isai, si ”Instagirls”, në lidhje me dukjen dhe veshjen. Ndërkohë, shumë kureshtje ka ngjallur jeta private e dy vajzave të bukura që këtë sezon janë bërë pjesë e programacionit të “TV Klan”, Nevina si prezantuese e “Jo vetëm modë” dhe Arjola si prezantuese e programit me VIP-a, “Kush vjen për drekë”. Natyrisht që të dyja vajzat kanë pasur lidhje me partnerë të panjohur në publik, pranë të cilëve shfaqeshin të lumtura para se të bëheshin kaq të njohura.

Në verë “Miss Shqipëria 2010”, Nevina Shtylla, na surprizoi me foton e publikuar në Instastory, duke u puthur me një djalë simpatik, që me siguri ishte i dashuri i saj. Në atë periudhë drejtuesja e programit “Next” në “Vizion Plus”, që së fundmi ishte protagoniste kryesore në filmin “Ti mund të më quash Xhon”, e publikoi foton e puthjes së nxehtë gjatë festës së ditëlindjes së saj.

 

Por nuk kaloi shumë kohë dhe Nevina i zhduku fotot nga rrjetet sociale me të dashurin, pasi po të hysh në Instagramin e prezantueses nuk gjen asnjë foto të saj me partnerin. E njëjta gjë dhe me Arjolën, e cila kur prezantonte emisionin “Tek unë” kishte shumë foto me të dashurin, një djalë brun të panjohur në publik.

Por, duket se brenda një kohe të shkurtër edhe Arjola i ka zhdukur nga Instagrami fotot me partnerin, pasi në Instagram gjendet vetëm një foto pushimesh me të, në shoqërinë edhe të miqve të tjerë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here