Turpi i ambasadores amerikane Juri Kim dhe të dërguarit të BE Soreca që heshtën për vrasjen e Klodian Rashës!

0
164
Nga Kastriot Myftaraj
I kemi parë të dy, ambasadoren Juri Kim dhe shefin e misionit të Bashkimit Europian Soreca, ky i fundit i quajtur bujarisht nga media “ambasador”, që të jenë të pranishëm si dekor diplomatik kur Kryeministri Rama mban fjalimet e tij para auditorit të parapëlqyer, një turme policësh. Tema e këtyre fjalimeve ka qenë rritja e standardit profesional të Policisë së Shtetit gjatë qeverisjes së Ramës, falë edhe ndihmës së madhe të partnerëve ndërkombëtarë, për të cilën kryeministri mburret duke e shpallur si meritë të qeverisë së tij.
Edi Ramës i duhet prania e këtyre diplomatëve të huaj në raste të tilla, për nevojat e teatrit të tij politik. Unë jam i sigurt se, pasi të kalojë ndonjë javë nga vrasja e Klodian Rashës, Edi Rama do të bëjë përsëri një teatër politiko-policor, duke mbajtur një fjalim para një turme policësh, në praninë edhe të këtyre diplomatëve të huaj dhe ambasadorëve të tjerë të vendeve të Bashkimit Europian. Edi Rama i ka përdorur diplomatët amerikanë dhe të BE-së në shfaqje të tilla të teatrit politico-policor sa herë që është ndjerë në vështirësi, për shkak të skandaleve, si atëherë kur u rrëzua avioni i ngarkuar me drogë që ndricoi kanabisizimin e Shqipërisë. Në folklorin politik shqiptar do të mbetet thënia e Donald Lu në Divjakë pak ditë pas rënies së avionit me drogë, se: “Le të merremime çështje të rëndësishme siç është mbrojtja e zogjve të rrallë!”
Së paku për faktin që ata dhe paraardhësit e tyre, i kanë lejuar vetes të përdoren ne shfaqje të tilla politiko-policore, Juri Kim dhe Soreca kishin detyrim të shpreheshin pas vrasjes së Klodian Rashës, për shkak të mënyrës dhe rrethanave në të cilat ajo ndodhi. Vrasja e Klodian Rashës zbuloi pikësëpari se është vjedhur ndihma bujare financiare amerikane dhe europiane për pajisjen dhe trainimin e Policisë së Shtetit. Në vrasjen e Klodian Rashës mungojnë pamjet filmike nga videokamera që duhet të kishte të instaluar në trup polici. As Policia e Shtetit dhe as Prokuroria nuk na thonë nëse polici nuk kishte fare videokamerë, apo e kishte të fikur. Gjithsesi ne shikojmë çdo ditë në rrugë shumë policë pa videokamera në trup. Kur i intereson qeverisë publikohen pamjet filmike të videokamerave policore si në rastin e ndalimit të Kastriot Islamit.
Një kërkim i thjeshtë në “Amazon” na zbulon se videokamerat trupore të përdorura nga policët, me rreze infrakuqe për filmim në errësirë dhe me kujtesë të madhe e rezolucion të lartë, kushtojnë midis 40 dhe 140 dollarë. Një llogari e thjeshtë: Të 12 mijë policët e Shqipërisë mund të pajisen me videokamera 40 dollarëshe duke u shpenzuar 500 mijë dollar, ose me videokamera 140 dollarëshe duke u shpenzuar 1.7 milionë dollarë. Këto shuma përbëjnë një thërrmijë të ndihmës së huaj për Policinë e Shtetit në Shqipëri gjatë këtyre shtatë viteve. Madje përbëjnë edhe një thërmijë të buxhetit tonë të shtetit.
Heshtja e Juri Kim dhe e Sorecës e kurajoi Edi Ramën që të dilte tre ditë pas vrasjes dhe të fliste për ngjarjen si kreu i një junte të dikurshme policoro-ushtarake, i licencuar nga SHBA. Fjalimi djeshëm i Edi Ramës ishte i tillë që tradhtonte kënaqësinë e fshehur keq për ndodhjen e vrasjen, pasi kjo ngjarje I dha mundësinë t’ u bënte me dije shqiptarëve se qeverisja e tij është një sundim policoro-ushtarak me miratimin amerikan dhe të BE-së, prandaj ata nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër përveçse të nënshtrohen.
Nuk është rastësi që Rama solli në krye të Policisë së Shtetit një polic të shkolluar dhe të stërvitur në Turqi, Ardi Veliun. Studentët policorë në Turqi bëjnë praktikë në zonat e populluara me kurdë ku Policia Turke dhe krahu i saj i fortë, Xhandarmëria veprojnë në mënyrë shumë të dhunshme dhe kafshërore ndaj njerëzve dhe posaçërisht ndaj protestuesve. Policëve dhe xhandarëve turq u jepen me ushqimin dhe pijet lëndë narkotike që nxisin te ata instinktet e dhunshme që flejnë në nënvetëdijen njerëzore që nga kohët primitive. Realiteti i fakteve tregon se këto metoda policore turke po përdoren edhe në Shqipëri. Veç kështu mund të shpjegohet arsyeja e sjelljes, të pashpjegueshme me arsye sipas Kryeministrit Rama, e policit që vrau Klodianin. Polici u soll si xhandarët turq që argëtohen duke i bërë shënjestër kurdët e pafajshëm për të cilët iu mburren shokëve se mund t’ i qëllojnë me dy plumba në trup dhe në kokë nga pas shpine. Saktësisht si Klodianin. Ardi Veliu ka vrarë kurdë të pafajshëm me dorën e tij gjatë praktikës policore në Turqi.
Unë i bëj thirrje familjes së policit vrasës, prindërve të tij të nderuar, vëllezërve, motrave, gruas, që të kërkojnë ekspertim mjekësor ndërkombëtar për djalin e saj sepse ai ka vepruar pa vetëdije normale njerëzore. Vrasësit e Klodian Rashës janë Edi Rama dhe Ardi Veliu.
Veç me përdorimin e metodave policore turke të përpunimit të policëve me lëndë narkotike për të nxitur instinktet e dhunës te ata mund të shpjegohet sjellja shumë e dhunshme e policëve në protestat qytetare pas vrasjes së Klodian Rashës.
Brenda Policisë së Shtetit vepron një grup i dhunshëm terrorist, i shkolluar dhe trainuar në Turqi në zonat e banuara me kurdë, të cilët i kanë lyer duart me gjakun e kurdëve të pafajshëm, për të marrë shpërblim nga turqit. Këto metoda policore turke i kanë sjellë në Policinë e Shtetit në Shqipëri. E tillë është përdorimi i gazit kimik ushtarak kundër protestuesve. Për këtë arsye në protestat e opozitës të vitit të kaluar pamë se policët kishin maska kundërgaz ushtarake me kuti të gjelbër, jo maska policore. Ky gaz shkakton çrregullime nervore të njerëzit e prekur, dhe kjo është arsyeja që protestuesit e provokuar bëhen të dhunshëm.
Grupin terrorist brenda Policisë së Shtetit duhet ta hetonte Drejtoria e Antiterrorit pranë Policisë së Shtetit por ajo përbëhet vetë nga njerëz të trainuar në Turqi të cilët i kanë lyer duart me gjakun e kurdëve të pafajshëm, që nga drejtori i saj Gledis Nano.
Edi Rama, në fjalimin e djeshëm, e kapërceu me disa fjalë vrasjen e Klodian Rashës për të kaluar pastaj te 21 janari për të cilin foli më shumë se për ngjarjen kriminale që ishte arsyeja e fjalimit të tij. Por demonstrata e 21 janarit 2011 gjatë së cilës u vranë katër njerëz ndodhi për shkak të një çështjeje korrupsioni për një hidrocentral të vogël katundi, ku bëhej fjalë për shumën 700 mijë euro, sipas videos së publikuar nga vetë mediat e Ramës. Me ato që janë bërë në këto rreth tetë vite të qeverisjes apomë saktë sundimit të Ramës, duhet të kishin ndodhur në Shqipëri 121 “21 janarë”, domethënë që qeveria të rrethohej nga turmat e protestuesve dhe t’ i jepej ultimatum kryeministrit që të largohej ndryshe do të shkelte mbi të vdekurit, siç bëri Rama një ditë para 21 janarit, në intervistën e tij në Top Story të Sokol Ballës, në Top Channel atëherë, videon e së cilës e ka zhdukur nga Youtube.
Edi Rama, vëllai i shpallur i Erdoganit, për çka meriton nofkën Edogan, mendon se shqiptarët nuk kanë çfarë të bëjnë tjetër veç t’ i nënshtrohen regjimit të tij policoro-ushtarak, pasi ai ka mbështetjen amerikane dhe europiane për sundim diktatorial, për shkak të nevojës për stabilitet dhe lobimit sorosian në Ëashington dhe kryeqytetet europiane.
Por shqiptarët kanë çfarë të bëjnë tjetër në këto rrethana. Do të ishte për të ardhur keq që protestat të drejtoheshin edhe ndaj ambasadës amerikane dhe selisë së BE duke parë skena si ato të Athinës ku protestuesit sulmojnë ambasadën amerikane për ta djegur atë. Do të ishte për të ardhur keq që papërgjegjshmëria e diplomatëve amerikanë dhe europianë, si dhe mendjelehtësia e njerëzve të zyrave për Shqipërinë në Ëashington, Bruksel dhe kryeqytetet e vendeve kryesore të BE-së ta kanalizonin urrejtjen popullore në Shqipëri ndaj selive diplomatike të këtyre vendeve.
Protestat e ditëve të fundit në Shqipëri janë të parat protesta ekskluzivisht rinore në vend. Këtu nuk po llogarit teatrin politik që bëri Ramiz Alia në dhjetor 1990 duke keqpërdorur studentët e zemëruar me anë të njerëzve të tij, për të zbatuar skenarin e regjimit komunist për të mbijetuar me anë të ndryshimeve dekorative politike. Të rinjtë shqiptarë nuk pranojnë që të dhunohen si kurdë në vendin e tyre, me metoda policore turke të shartuara me ato të kohës së diktaturës komuniste. Me këto protesta të rinjtë shqiptarë treguan se janë një forcë që mund të bëjë ndryshimin në vend. Është koha që diplomatët e huaj mbështetës të juntës policoro-ushtarake t’ i thërresin mendjes ndryshe Shqipëria do të kalojë fazën historike të Revolucionit Francez me gijotinën ndaj politikanëve të korruptuar dhe oligarkëve./Kastriot Myftaraj
Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here