Meta ktheu projektligjin e “Buxhetit 2021”, Panariti sqaron përse u mor ky vendim: Nuk janë mbështetur të rinjtë…

0
108

Edmond Panariti: Për kthimin e këtij projektligji në Parlament është fakti se nuk parashikon mbështetje të mjaftueshme për të përballuar pandeminë e Covid 19. Në një kohë kur të gjithë parashikojnë rritje të përshkallëzuar të përhapjes së pandemisë, që do të thotë rritje të numrit të të infektuarve, në buxhet nuk parashikohet një mbështetje për këto nevoja emergjente.

Ne do të kemi pritshmëri për numrin e pacientëve që do të kenë nevojë për shtrim, nuk kemi parashikuar para të mjaftueshme për blerjen e medikamenteve. Kjo është arsyeja thelbësore e kthimit të buxhetit për vitin e ardhshëm, por një arsye jo më pak e rëndësishëm është se nuk ka programe për të mbështetur biznesin e vogël, fasoneritë, papunësisë për shkak të pandemisë.

Sipas statistikave, numri i vendeve të humbura llogaritet 50 mijë. Shqipëria mbetet vendi i fundit për paketat financiare. Një arsye tjetër që dua ta ndaj me ju, është se nuk janë të rekomanduara për të zgjeruar PPP, sidomos ato me ofertë të pakuptuar.

Nevojat për financim të shtresave në nevojë, për mjete spitalore janë gjithmonë e më shumë në rritje. Brezi i të rinjve tanë është prekur më së shumti nga papunësia ndërsa në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm nuk ka ndihmë për ta. Ndërsa nuk është parashikuar as fond për grupet në nevojë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here