Ish-pedagogu rrëfehet pasi kalon COVID-19: Djali deshi të më çojë në Turqi, thashë pse të vdes atje

0
89

Gaqo Karakashi, ish-pedagog në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja ka rrëfyer betejën e tij me COVID-19.

Ne nje video te ndare ne rrjetet sociale ai tregon se djali i tij kishte organizuar gjithçka në fshehtësi që të dërgohej në Turqi me Charter, por thekson se nuk donte të largohej jashtë vendit sepse i trembej vdekjes.

“Unë jam Gaqo Karakashi, ish-pedagog i gjermanishtes për 25 vite me radhë, prej një viti në pension. Para një muaj ndjeva shqetësime, Tre katër ditët e para i kalova në shtëpi. Bëra skaner më thanë janë prekur mushkëritë. Telefonova urgjencën. Nuk po përmirësohesha. Djali im erdhi nga Gjermania. Organizoi fshehurazi meje për të ikur në Turqi me charter.

 Më bëri edhe atë foton e pasaportës por unë thashë pse të vdes në Turqi. Nga data 13 vajta në spital. Aty më çuan te dhoma dhe filloi trajtimi me oksigjen. Më ishin prekur mushkëritë. Mendoja do vdes sonte, do vdes nesër. Mora një libër që më dha besim. E kam lexuar, rilexuar dhe nënvizuar. Ideale nuk ka, të meta ka kudo në botë. Falenderoj Najada Çomon, vinte na vizitonte dhe na jepte kurajo”, shprehet ai.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here