Protesta për Klodianin, Ministria e Shëndetësisë: 18 persona të lënduar…

0
138

Ministria e Shëndetësisë, ka dhënë informacione mbi gjendjen shëndetësore të personave që u plagosën gjatë protestës së një ditë më parë. Sipas ministrisë të plagosur mbetën 16 policë dhe 2 protestues. Ndërkohë njëri prej efektivëve mori dëmtime më të rënda dhe i është nënshtruar nje operacioni ne sy.

Njoftimi i plotë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale informon se gjatë mbrëmjes së djeshme, deri pas mesnate, kanë marrë shërbim në spitalet universitare të Tiranës 16 të lënduar në protestën e dhunshme të zhvilluar në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.

Janë trajtuar 16 punonjë të policisë dhe dy protestues, ku njëri prej punonjësve të rendit ka dëmtime serioze të syrit. Gjatë mbrëmjes së djeshme, punonjësi i policisë me inicialet F.A., 36 vjeç, i është nënshtruar ndërhyrjes së parë kirurgjikale, në shërbimin e Okulistikës, pas dëmtimit të rëndë në sy.

Referuar mjekëve që kryen ndërhyrjen, 36-vjeçari do t’i nënshtrohet një ndërhyrje të dytë, por prognoza është mjaft e rëndë. Ndërsa të lënduarit e tjerë kanë lënë spitalin, pas trajtimit mjekësor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here