Këto tragjedi ndodhin edhe në Francë dhe Itali…!! Gjikondi ‘plas’ bombën e radhës: Jam kundër turmës që linçon dhe ulëret…

0
91

Brizida Gjikondi, që në Shqipëri njihet si një aktiviste, ka reaguar lidhur me protestën e djeshme të qytetarëve, pas vrasjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv i policisë.

Qytetarët kanë kërkuar dorëheqjen e ministrit Lleshaj dhe drejtësi për Klodianin, që u vra në derën e shtëpisë, sepse theu orarin policor.

Gjikondi e quan protestën “politike” edhe pse ajo është organizuar në rrjetet sociale dhe nuk ka një organizim zyrtar nga ndonjë parti politike. Ajo shprehet se “ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur“.

Ja postimi i plotë i aktivistes:

Nuk ka gjë më të pabesë dhe të pamoralshme se të bësh politikë me vdekjet tragjike !

Ai nuk ishte krim shterëror i strukturuar dhe i paramenduar, krimi i ndodhur parmbrëmë për shkak të 100 arsyeve, rrethanave unë do e konsideroja tragjedi dhe fatkeqësi të shkëputur, fiks si psiqika e atij polici idiot dhe mjeran që shkrehu armën.

Sot jam kundër turmës që linçon dhe ulëret, ku shumica (sidomos ajo qe me dorë polici vrau 4 vetë ne 21 janar) ka arsye politike jo morale në këtë histori.

Duhen ndarë sot, tragjedia dhe dhimbja nga politika. Këto tragjedi dhe raste fatkeqe ndodhin në Greqi, Itali Francë por nuk përbëjnë fenomen as në Shqipëri.

Të gjithë Policë janë prindër, dhe kjo që ndodhi Ju dhëmb i turpëron dhe ju ul kokën dhe atyre, por faji nuk është kolektiv, faji është personal.

Eshtë e dhimbshme deri në shpirt humbja e jetës të të riut shqiptar, por ti frysh vdekjes dhe ta shndrrosh në çadër politike është e ndyrë, është e shpifur.

Politika, media dhe portalet gjakatare po shkatërrojnë imunitetin psiqik moral dhe shpirtëror të shqiptarëve … rrallë kund gjen si këto këtu.

Skanë shpirt e dhëmbsuri, ato nuk udheheqin drejt ekuilibrave, analizave, meditimeve dhe te vertetave…

Sot jam nje nene e trishtuar, por urrejtjen e mbaj larg… urrejtja i shton tragjedite kurre nuk i sheron !!!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here